Shorti në Ligë të Evropës: Duel italianësh në çerekfinale, Milani takohet me Romën
Pasi u mësuan çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, tani është koha për përballjet në Ligë të Evropës në fazën e njëjtë.
Sistemi i shortit i tërhqur është i njëjti me atë të Ligës së Kampionëve, pasi përcaktohen edhe ndeshjet gjysmëfinale që sot, përveç atyre të 1/4 së finales.
Milani që kaloi me lehtësi 1/8 e finales, në çerekfinale do të takohet Romën e Daniele de Rossit, me këta të fundit që po kalojnë formë të mirë, ku edhe e shkatërruan Brightonin në fazën e kaluar.
Liverpooli që shënoi fitoren më të thellë në 1/8 e finales, duke shënuar 11 gola në total nga dy ndeshjet, përball do ta ketë Atalantën.
Bayer Leverkusen që bëri të pamundurën, duke përmbysur gjithçka ndaj Qarabag për të evituar humbjen e parë sezonale, në çerekfinale do të ketë punë me West Ham United.
Çerekfinalja e fundit do të jetë mes Marseilles dhe Benficës.
The quarter-finals are set! 😍
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 15, 2024
Most exciting tie?#UELdraw pic.twitter.com/s70kFqKjOH
Gjysmëfinalet
Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i Benfica - Marseille me fituesin nga përballja tjetër Liverpool - Atalanta.
Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, fituesi i Milan - Roma do të takohet me fituesin nga Bayer Leverkusen - West Ham United.
🗺️ The Road to Dublin...
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 15, 2024
Who'll make the final? 🔮#UELdraw pic.twitter.com/uH4cAv5At4
Finalja e Ligës së Evropës
Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në Dublin dhe skuadrat atje do të jenë në stadium neutral, por siç e do procedura njëra skuadër do të cilësohet si vendas.
Nga shorti u mësua se fituesi i gjysmëfinales së parë do të jetë në cilësinë e vendasit.