“Shko qaj në shtëpi”, Romero i drejtohet Mac Allisterit pas ankesave për VAR
Mbrojtësi i Tottenhamit Cristian Romero i ka thënë mesfushorit Alexis Mac Allister shko qaj në shtëpi pas ankesave që pati ky i fundit në derbin e fundit.
“Reds” mbeten me nëntë lojtarë në fushë dhe pësuan humbje në minutat shtesë ndaj skuadrës londineze me rezultat 2:1.
Vendimet e gjyqtarit ishin vërtetë skandaloze, meqenëse edhe anuloi një gol të rregullt të Luis Diazit, gjë që u konfirmua nga VAR-i të dielën në mesditë.
Sidoqoftë, një “përleshje” ka ndodhur edhe mes dy bashkëlojtarëve argjentinas ku Mac Allister e kritikoi Romeron në rrjetin social Instagram.
Romero publikoi disa fotografi pas fitores duke shkruar në mbishkrim; “Kjo skuadër ka shpirt dhe zemër të mirë, gjithmonë kështu, gjithnjë së bashku”.
MacAllister që zhvilloi 80 minuta pastaj iu përgjigj: “Normalisht kur luan me 12”.
Derisa Romero nuk e mori mirë këtë koment, duke i thënë “Shko qaj në shtëpi”, ku pastaj Mac Allister e fshiu komentin.
Dyshja kanë pasur rol kyç në suksesin e Argjentinës drejt fitimit të Kupës së Botës 2022.