“Shko qaj diku tjetër”, ish ylli i Man United i reagon ashpër kritikëve të Leo Messit
Ish ylli i Manchester Unitedit Angel di Maria i është përgjigjur kritikave të Lothar Matthaus pasi e quajti trofeun e tetë të Topit të Artë si “shfaqje komike”.
Argjentinasi vendosi rekord historik, ku të hënën mbrëma e fitoi trofeun e tetë të Topit të Artë, që nënkupton tre më shumë se pozita e dytë që mban Crisitano Ronaldo.
Ish fituesi i Topit të Artë Matthaus megjithatë e vlerësoi këtë si “shfaqje komike” pasi deklaroi se “Haaland ka bërë shumë më mirë se Messi në tërë vitin. Çmimi është i pamerituar dhe dëshmon se Kupa e Botës vlen më shumë se gjithçka”
“Askush nuk ishte më i mirë se Haaland në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me Man Cityn, vendosi rekord të ri. Ishte shfaqje komike edhe pse gjithnjë kam qenë fans i Messit”.
Sidoqoftë, këto kritika nuk i ka pranuar ish ylli i PSG-së Di Maria që iu kundërpërgjigj me “Shko qaj diku tjetër”.

Di Maria ka lidhje të shkëlqyeshme me Messin pasi njihen që nga viti 2008, ku u njoftuan te kombëtarja argjentinase derisa kaluan edhe një sezon sëbashku te klubi parisien.
Në anën tjetër, për këtë çmim ylli i Interit Lautaro Martinez deklaroi se po të mos ishte Cristiano Ronaldo, atëherë Messi do ta fitonte plot 15 herë.
“Ai duhet ta ndante këtë epokë me Cristiano Ronaldon, përndryshe do ta kishte fituar Topin e Artë 15 herë”.
