Shkëlqen Ronaldo, Al Nassr triumfon bindshëm ndaj Al Ittihadit të Benzemas - NACIONALE

Shkëlqen Ronaldo, Al Nassr triumfon bindshëm ndaj Al Ittihadit të Benzemas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Al Nassr ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Al Ittihad, në kuadër të xhiros së 17-të në ligën arabe.

Al Nassr triumfoi me rezultat 2:5, ku Ronaldo zhvilloi paraqitje fantastike duke shënuar dy gola.

Fillimisht, Al Ittihad kaloi në epërsi përmes Hamdallah që shënoi pas harkimit të Karim Benzemas (14’).

Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë francezi shkaktoi penallti, për të “asistuar” për Ronaldon, që si shpeshherë ishte i pagabueshëm (19’).

Al Nassr pastaj e përmbysi epërsinë me Talisca që realizoi një gol të bukur pas asistimit të Telles (38’).

Mirëpo, vendasit u këndellen në pjesën e dytë duke barazuar përmes Hamdallah (52’).

Sidoqoftë, në minutën e 67-të punët iu vështirësuan pasi mesfushori Fabinho mori kartonin e dytë të verdhë, prandaj edhe doli jashtë.

Pas kësaj, mysafirët ishin shumë herë më të mirë. Së pari Ronaldo riktheu epërsinë me një tjetër gol nga penalltia (68’).

Kurse, fitoren e vulosi Sadio Mane me një dygolësh (70’, 82’).

Ronaldo tani është golashënuesi numër një në botë, pasi regjistroi golin e 53-të duke tejkaluar Harry Kane.

Me këtë fitore, Al Nassr renditet në pozitën e dytë me 43 pikë, shtatë më pak se lideri Al Hilal kurse Al Ittihad renditet në pozitën e gjashtë me 28 sosh.

Lajme të ngjashme