Shefi i gjyqtarëve të Premierligës i nervozuar me VAR-in që nuk reagoi për kartonin e kuq të Bruno Fernandes
Shefi i gjyqtarëve të Premierligës, Howard Webb, e ka shprehur nervozën e tij me VAR-in që nuk intervenuan kur Bruno Fernandes u ndëshkua me karton të kuq padrejtësisht sipas tij.
Fernandes u përjashtua me karton të kuq në minutën e 42-të për një sfidë të fortë kundër James Maddison në Old Trafford muajin e kaluar, por më vonë shmangu një pezullim me tre ndeshje pasi United apeloi me sukses kartonin e kuq.
"Ne publikuam audion, ju mund të dëgjoni ndihmës gjyqtarin - i cili e ka një pamje të mirë - thjesht duke thënë, 'duket e tmerrshme, 100% i kuq për mua'," tha kreu i PGMOL, Howard Webb, në podcastin Stick to Football.
"Nga këndi i tij dukej, sepse duket sikur thumbat kanë e tij kanë goditur. Por më pas është një kënd tjetër i shfaqur në riprodhimin në Sky Sports. Unë e shikova menjëherë, dhe thashë 'ky vendim do të kthehet ', por nuk nuk ndodhi një gjë e tillë.
"Isha i zhgënjyer që nuk ndërhymë për ta korrigjuar atë sepse ishte qartësisht e gabuar sipas mendimit tim dhe ai nuk i futi thumbat në këmbë. Nëse do të kishte bërë, atëherë do të kishte qenë një karton i kuq."
VAR u prezantua në vitin 2019 për të ndihmuar zyrtarët në fushë me vendimet kryesore të ndeshjeve, por teknologjia ka qenë në qendër të polemikave me ankesa që variojnë nga analiza e saj e gjerë deri te vonesat që mund të zgjasin disa minuta.
Ekipet votuan në favor të mbajtjes së VAR-it në qershor, pavarësisht sasive të mëdha të kritikave për sistemin e gjyqtarëve të ndihmuar nga teknologjia sezonin e kaluar.
Webb tha se VAR kishte bërë shumë më pak gabime këtë sezon.
"Ne kemi këtë panel të pavarur që ka ish-lojtarë në të, dhe ata gjykojnë çdo vendim çdo javë, dhe sipas panelit - i cili është i pavarur nga ne (PGMOL) - ka pasur vetëm dy gabime VAR këtë sezon në krahasim me 10 në të njëjtën kohë vitin e kaluar”, shtoi ai.