Shefi i Botërorit në Katar për vdekjen e punëtorit emigrant: Vdekja është pjesë e natyrshme e jetës, në punë apo gjumë - NACIONALE

Shefi i Botërorit në Katar për vdekjen e punëtorit emigrant: Vdekja është pjesë e natyrshme e jetës, në punë apo gjumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi ekzekutiv i Kupës së Botës 2022 në Katar, Nasser Al-Khater, ka thënë se vdekja është pjesë e natyrshme e jetës, kur u pyet gjatë një konference për media për vdekjen e një punëtori emigrant së fundmi.

U raportua të mërkurën se një burrë vdiq derisa po kryente punë riparuese në një resort të përdorur si bazë trajnuese nga FIFA për skuadrën e Arabisë Saudite.

Dhe Al-Khateri u pyet për këtë të vdekur nga një gazetar i BBC-së, ndërsa përgjigja e tij ishte: “Jemi midis Kupës së Botës dhe ky është një Botëror i suksesshëm dhe kjo është diçka për të cilën dëshironi të flisni ju tani?

Vdekja është pjesë e natyrshme e jetës, qoftë në punë apo në gjumë

Ai shtoi: “Një punëtor vdiq, ngushëllime familjes, por është e çuditshme qysh kjo është pyetja juaj e parë këtu”.

The Athletic raportoi duke u bazuar në burimet e veta, të cilat nuk janë identifikuar, se një burrë filipinas, rreth 40 vjeç, vdiq duke punuar në këtë turne. Punëtorët e tjerë në atë zonë thanë se ai quhej Alex.

Alexi kishte vdekur pasi kishte rrëshqitur duke ecur në një pjerrtësi në vendin e punës dhe kishte rënë me kokë për betonit.

Një helikopter mjekësor kishte shkuar në vendin e ngjarjes, por mjekët nuk ia kishin dalë ta shpëtonin atë.

Lajme të ngjashme