Shaw: Ten Hag ka standarde të larta të punës në Manchester United - NACIONALE

Shaw: Ten Hag ka standarde të larta të punës në Manchester United

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Mbrojtësi i Kombëtares angleze, Luke Shaw, është impresionuar nga trajneri holandez, Erik ten Hag, duke thënë se mbanë standarde të larta në stërvitje te Manchester United.

Mbrojtësi i djajve të kuq sheh një rritje të madhe në skuadër me ardhjen e trajnerit të ri, kur kemi parasysh edhe dy fitore e njëpasnjëshme në fazën përgatitore.

Sezoni 2021/22 ishte një kampionat për t’u harruar, ku Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick dështuan të kenë vazhdueshmëri në rezultate, por Shaw është optimist për të ardhmen nën urdhrat e Ten Hag – i cili ka bërë të qartë se nuk e toleron askënd që nuk merr përgjegjësi për peshën e fanellës.

Çfarë tha Shaw për Ten Hag?

Regjimi i Ten Hag filloi në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore të thellë ndaj Liverpoolit 4:0, ndonëse të kuqtë nuk ishin paraqitur me formacionin më të mirë si djajtë e kuq. Menjëherë pas tre ditëve u fitua edhe ndeshja e dytë ndaj Melbourne Victory, por kësaj radhe pësuan një gol, pra me rezultat 4:1 në të mirë të Manchester United u mbyll takimi.

Luke Shaw për faqen zyrtare të klubit tha: “Ne nuk mund të jemi me të kënaqur se tani kur e shohim si po ecë skuadra.”

“Nuk jemi dhe nuk kemi qenë në pozitë të mirë, duke parë nivelin që duhet të jemi. Por mendoj se dy javën që jemi stërvitur dhe dy ndeshjet që kemi zhvilluar ka një përmirësim padyshim të madh. Në këto ndeshje besoj se keni parë gjëra që nuk i kemi bërë më parë, kështu që besoj se ka gjëra që duhet t’i prisni me padurim. Trajneri e di se çfarë i nevojitet skuadrës, ai ka stilin e tij dhe e di se si duhet menaxhuar një skuadër”, nënvizon mbrojtësi anësor i djajve të kuq.

"Lojtarët e kanë marrë punën shumë seriozisht me të. Ai është shumë praktik dhe bënë shumë seanca stërvitore. Ten Hag e ndjenë vetën të përfshirë dhe nëse sheh një lojtar që nuk i përmbush standardet e tij që ai dëshiron, sigurohet t’ia bëjë me dije këtë. Mendoj se kjo është e mirë, pasi që ai mbanë standarde të larta. Ka edhe shumë për të dhënë nga ne dhe ky është vetëm fillimi”, tha për fund Luke Shaw.

Shaw e pranon se sezoni 2021/22 ishte zhgënjyes!

27-vjeçari e pranon se ishte një nga lojtarët që nuk kishte përmbushur pritshmëritë në sezonin e kaluar, pasi Manchester United ra në pozitën e gjashtë në tabelë, duke zgjatur ecurinë e tyre në pesë vite pa trofe.

Mbrojtësi anësor tani është i etur për një kapitull të ri e të suksesshëm në karrierën e tij në Teatrin e Ëndrrave.

“Sezoni i kaluar ishte zhgënjyes, jo vetëm si skuadër por edhe individualisht për mua. Nuk ishte ajo çfarë njerëzit prisnin nga ne e as ajo çka prisja unë nga vetja ime, mendoj se ky sezon është një fillim i ri. Tani është koha që unë të kem vazhdueshmëri në paraqitje, duke pasur vetëm paraqitje si kjo java që shkoi.”

Lajme të ngjashme