Shaqiri për Bislimin: E mbështesim, por duhet t'i përbijë fishkëllimat sepse e ndërroi kombëtaren
Sulmuesi Xherdan Shaqiri thotë se Uran Bislimi duhet t’ia dalë i vetëm ndaj fishkëllimeve të tifozëve kosovarë meqenëse kërkoi ta ndryshonte kombëtaren.
Bislimi pritet të fishkëllehet shumë në Kosovë meqenëse e përdori fanellën “dardane” për të marrë një ftesë te kombëtarja e Zvicrës.
Mesfushori i Luganos ia doli ta fitojë një vend në listën e Murat Yakin për udhëtimin në Prishtinë, ndërsa tani Shaqiri e ka mbështetur mirëpo njëkohësisht i ka treguar se duhet t’i ‘përbijë’ fishkëllimat për vendimin e tij.
“Uran është i lumtur te kombëtarja zvicerane dhe ka mbështetjen tonë të plotë. Por nëse ka fishkëllima të shtunën, atëherë duhet të jetë në gjendje t’i përbijë dhe të merret me to. Ndryshimi ishte vendim i tij”, raportohet të ketë thënë shqiptari raporton “Blick”.
Ndërkohë, edhe menaxheri Bajram Shala për mediumin zviceran nënvizoi se respekti ka vdekur dhe varrosur për Bislimin, si dhe Andi Zeqirin.
“Respekti ka vdekur dhe varrosur, në këtë çështje (të Uran Bislimit) njësoi si në atë të Andi Zeqirit, dhe të gjithë atyre që përdoren Kosovën për këto lojëra”.
Ndërkohë, përballja do të nis më fillim nga ora 20:45.