Shaqa i dyti, Xhaka vetëm në top katër: Gazeta zvicerane radhit lojtarët më të mirë që kanë luajtur për Zvicrën
Kapiteni Granit Xhaka është vlerësuar vetëm lojtari i katërt më i mirë në histori që ka luajtur për Zvicrën, derisa Xherdan Shaqiri u rendit i dyti, sipas gazetës prestigjioze “Blick.ch”.
“Blick” është gazeta më e madhe zvicerane, mirëpo për ta as Xhaka e as Shaqiri s’hynë në listën për “Lojtari më i mirë në histori të Zvicrës”.
Në fakt “Blick”, ka pyetur tifozët se nëse Xhaka duhet të renditet më lartë se vendi i katërt, pasi “e ka fituar titullin kampion me Bayer Leverkusenin në Gjermani”.
Top 15 zviceranët më të mirë sipas këtij raporti:
1.Stephane Chapuisat
2.Xherdan Shaqiri
3.Ciriaco Sforza
4.Granit Xhaka
5.Josef Seppe Hugi
6.Manuel Akanji
7.Jacques Jacky Fatton
8.Alex Frei
9.Kobi Kuhn
10.Yan Sommer
11.Stephane Henchoz
12.Max Xam Abegglen
13.Alain Geiger
14.Stephan Lichtsteiner
15.Patrick Muller.
Kujtojmë, Xhaka është futbollisti me më së shumti paraqitje për Zvicrën në histori, plot 123 – e ky numër vetëm se do të rritet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.