S’është më City, superkompjuteri zbulon favoritin e ri për titullin e Premierligës - NACIONALE

S’është më City, superkompjuteri zbulon favoritin e ri për titullin e Premierligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Superkompjuteri i “Opta-s” e ka vlerësuar Liverpoolin si favorit para Manchester Cityt për ta fituar titullin e Premierligës.

“Reds” tani janë lideri më i ri në kampionatin anglez pas fitores 2:1 ndaj Brightonit, pasi City dhe Arsenal ndanë pikët në një barazim pa gola në “Etihad” të dielën.

Ky rezultat bëri që Arsenali të binte në vendin e dytë, dy pikë prapa Liverpoolit derisa kampioni i Anglisë janë në pozitën e tretë, tre pikë mbrapa skuadrës së Kloppit.

Superkompjuteri i Optas tani e ka shpallur Liverpoolin si favorit me 47.7 për qind shanse për ta fituar titullin me nëntë ndeshje të mbetura deri në fund një ngritje prej 12.4 për qind pas fitores ndaj Brightonit.

Cityt vlerësohet favoriti i dytë me shanset që kanë rënë nga 45.9 në 33.5 për qind pas barazimit.

Kurse, Arsenal mbetet vetëm si favoriti i tretë për ta fituar ligën e parë që nga viti 2004 dhe përqindja prej 18.8 për qind s’ka ndryshuar aspak.

Trajneri Pep Guardiola gjithashtu deklaroi se Liverpooli është favoriti më i ri në konferencë pas ndeshjes.

Liverpooli favorit? Po, tani është favoriti i parë. Favoriti i dytë është Arsenali dhe ne jemi në vendin e tretë”.

Ndërkohë, ish kapiteni i Manchester Unitedit Roy Kane ndihet gjithashtu se Liverpooli është favoriti.

Mendoj se Liverpooli është favoriti. Arsenal është favoriti i dytë shkaku i diferencës së golave. Çdo herë që shikova Liverpoolin, mund të shihnim vetëm një ose dy faull ndoshta, por kanë shumë shanse çdo lojë, ata gjithashtu shënojnë shumë gola”.

Kam thënë City së fundmi, por do tani do të shkoj me Liverpoolin”.

Lajme të ngjashme