Serie A do të lëshojë audio-incizimet në transmetim televiziv duke nisur nga nesër
Sipas ANSA, diskutimet e zyrtarëve në VAR me gjyqtarin në fushën e lojës në ndeshjet e Serie A-së, do të publikohen në televizion. DAZN do ta ketë një program të veçantë duke nisur nga nesër, që do të duhet ‘Sunday Night Square’, në të cilin do të dalin audio-incizimet.
FIGC dhe DAZN thuhet se kanë arritur një marrëveshje për të lëshuar audion e VAR-it të incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjeve të Serisë A. Kjo do të thotë se tifozëve do t'u jepet një shans për të dëgjuar atë që zyrtarët thanë gjatë diskutimeve kryesore në fushë për herë të parë se çka flitet aty.
Skedarët audio do të publikohen nga DAZN në programin " Sunday Night Square", që transmetohet pas ndeshjes së fundit të fundjavës në Serie A të luajtur të dielën mbrëma. Megjithatë, për shkak të çështjeve rregullatore, audio VAR e lëshuar publikisht nga DAZN do të jetë ato nga raundi i mëparshëm i Serisë A. Kjo do të thotë se diskutimet që do të dëgjohen nesër në TV do të jenë nga raundi 4 i Serisë A.
DAZN do të fillojë publikimin e audios VAR nga e diela, 24 shtator me gjyqtarin e caktuar Gianluca Rocchi në studio.
Accordo Figc-Dazn, da domani sera audio dei dialoghi tra i Var e gli arbitri in tv https://t.co/KTfSG67a1a #ANSA
— Ansa Calcio & Sport (@ansacalciosport) September 23, 2023
Qershorin e kaluar, Rocchi kishte thënë se ishte i hapur për publikimin e audios VAR për transparencë, pasi gjyqtarët nuk kanë "sekrete".
