Serena Williams eliminohet nga US Open dhe përfundon karrierën e saj të gjatë - NACIONALE

Serena Williams eliminohet nga US Open dhe përfundon karrierën e saj të gjatë

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Tenistja amerikane, Serena Williams, është eliminuar nga australiania, Ajla Tomljanovic, në një natë të gjatë në New York, dhe me këtë humbje i dha lamtumirën sportit që i dedikojë një jetë, Tenisit.

Williams, e cila mbush 41 vjeç këtë muaj, ishte pritur që kjo të jetë ndeshja e saj e fundit në karrierë.

Ajo do t'i japë fund një karriere profesionale 27-vjeçare që triumfoi 23-herë në turne Grand Slam dhe ajo përmbyll karrierën me etiketimin si më e mira e të gjitha kohërave.

Williams humbi 7-5, 6-7 (4-7), 6-1 dhe lotët i rridhnin në fytyrë më pas.

Ish-numri i parë i botës për një kohë të gjatë, u mundua me mish e shpirte, madje duke shpëtuar pesë pikë ndeshjeje në atë që doli të ishte ndeshja e fundit, por ishte i pafuqishëm për të ndaluar një pikë të gjashtë.

Pothuajse të gjithë u ngritën në këmbë kur ajo u largua nga fusha në stadiumin Arthur Ashe - skena e triumfit të saj të parë të madh në 1999 dhe pesë fitoreve të tjera më të mira në karrierën e saj historike.

Teksa ajo përshëndeti me dorë dhe bëri një rrotullim, klasikja pop e Tina Turner 'Simply The Best' shpërtheu mbi sistemin zanor.

E pyetur nëse ajo do të rimendonte edhe një herë tërheqjen, pas paraqitjeve të saj këtë javë, Williams tha: "Unë jam duke luajtur siç di unë dhe po përmirësohem. Duhet të kisha filluar më shpejt këtë vit. Nuk mendoj kështu, por kurrë nuk i dihet."

Williams u pushtua nga emocionet kur u intervistua në mes të stadiumit, duke falënderuar familjen, ekipin, turmën dhe fansat e saj në mbarë botën për mbështetjen e tyre gjatë gjithë viteve.

"Falënderoj të gjithë ata që janë këtu, që kanë qenë në anën time kaq shumë vite, dekada. O zot, fjalë për fjalë dekada," tha Williams, e cila luajti turneun e saj të parë profesional si 14-vjeçare në vitin 1995.

"Por gjithçka filloi me prindërit e mi. Dhe ata meritojnë gjithçka. Kështu që unë jam shumë mirënjohës për ta.

"Dhe unë nuk do të isha Serena nëse nuk do të ishte [motra] Venusi, kështu që faleminderit, Venus. Ajo është e vetmja arsye që Serena Williams ka ekzistuar ndonjëherë."

Tomljanoviç, e cila kalon në raundin e katërt dhe luan me Liudmila Samsonova të Rusisë, doli në krah dhe duartrokiti kundërshtaren e saj ndërsa ajo mori mikrofonin.

Numri 46 i botës prodhoi një paraqitje fenomenale për të bllokuar zhurmën dhe ndjenjën e rastit që po mbizotëronte në stadium, ilustruar nga goditjet e saj klinike në fazat e fundit të një ndeshje brutale që zgjati tre orë e pesë minuta.

Statistika nga Serena Williams

Serena Williams - 73 singles titles, four Olympic gold, 319 weeks at world number one, 39 Grand Slam titles

Një karrierë e gjatë si e Serena Williams, nuk kishin si të mungonin titujt e shumtë.

Ajo fitoi 39 Grand Slam në total. 23 në Singles, 14 në Doubles dhe dy në Mixed.

Turneun e parë të madh, ajo e fitoi në moshën 17-vjeçare, ndërsa është finaliste 11-herë e Wimbledon, garës më të madhe të tenisit.

Në përngjitshi ajo ka fituar 73 tituj, 47 në fushë të fortë, 13 në rërë, tetë në bari dhe pesë në tepih.

Serena është fituese katër herë e medaljes së artë në Lojërat Olimpike, teksa në një kohë ka qëndruar 319 javë si numri një i botës në konkurrencën e grave.

Lajme të ngjashme