Senegali skeptik për Manen, besohet se nuk do t’ia dalë për ndeshjet e para të Botërorit
Sadio Mane u lëndua më pak se dy javë para fillimit të Botërorit, gjatë ndeshjes që Bayern fitoi 6:1 kundër Schalkes. Senegali e ftoi prapëseprapë, por duket se nuk do t’ia dalë të jetë gati për ndeshjet e para në fazën e grupeve.
Një mallkim i vërtetë ishte data 8 nëntor për Senegalin dhe tërë tifozët e vet. Ylli kryesor i ekipit kombëtar, Sadio Mane, u detyrua që në minutën e 19-të të dilte nga loja për shkak të një lëndimi të pësuar.

Senegali u përkujdes që ta ftojë në Botëror në çdo rast, por mësohet se ka një skepticizëm në ambientin e kombëtares afrikane në raport me gjendjen fizike të lojtarit të tyre.
Siç raporton “BBC”, Sadio Mane nuk do të mund të jetë gati për ndeshjet e para që do t’i zhvillojë Senegali në Botëror. Kësisoj, mundësia që ai të grumbullohet ndaj Holandës, Katarit apo Ekuadorit është shumë e vogël.
“Ne do të luajmë pa të dhe të fitojmë po ashtu pa të. Askush nuk do ta kishte dashur, por ja që fatkeqësisht na ndodhi neve”, u shpreh Sow, njëri prej anëtarëve të Këshillit të Federatës së Futbollit të Senegalit, raporton “BBC”.
Senegali e grumbulloi Manen edhe pse jo në gjendjen më optimale fizike
Sadio Mane është thirrur nga Senegali për Kupën e Botës, megjithëse është duke vuajtur nga një lëndim që e pësoi së fundmi.
Kombi i Afrikës Perëndimore njoftoi sot listën me 26 futbollistët e thirrur për turneun e Katarit, i cili nis më 20 nëntor.

Dhe ylli i Bayernit, 30-vjeçari Mane, i cili është lojtari më i mirë i vendit të vet, është në mesin e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme, një ditë pasi sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, tha se vendi do të përdorte magjistar për ta ndihmuar atë të jetë në Botëror.
Mane u largua nga fusha duke çaluar pas vetëm 20 minutave në fitoren e Bayernit 6:1 kundër Bremenit të shtunën, dhe fillimisht u tha se ai do të mungojë në Kupën e Botës.
Ish-ylli i Liverpoolit e lëndoi tendonin dhe besohet se atij do t’iu duhen javë për t’i riaftësuar para se të rikthehet në stërvitej.
Megjithatë, Senegali ka vendosur ta marrë atë me vete në Kupën e Botës, në të cilën ky vend po merr pjesë për herë të tretë në historinë e vet, pas viteve 2002 dhe 2018.

Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s, Fatma Samoura, e cila vjen nga Senegali, tha të enjten se vendi i saj shpreson në një mrekulli.
Dëshpërimi për mungesën e mundshme të Manes në Botëror është aq i madh në Senegal saqë ata po mendojnë të përdorin metoda të çuditshme për ta shëruar atë.
“Ne do të përdorim magjistar. Nuk e di (nëse është efektive), por do ta përdorim gjithsesi”, tha Samoura për Europe 1 Radio.
“Shpresojmë në një mrekulli. Ai duhet të jetë atje (në Botëror)”, shtoi ajo.
Mane do të shkojë në Botëror pothuajse i pastërvitur në dy javët e fundit dhe me siguri në gjendje të dobët fizike.
Bayerni njoftoi dje se Mane do të mungojë kundër Schalkes të shtunën. Ai pritet t’iu nënshtrohet testeve shtesë për ta mësuar shkallën e plotë të lëndimit.

