"S'e kuptoj pse po dalin në rrugë LGBT-ja me bo filma": Deklarata padurimi homofobike nga Blero - NACIONALE

"S'e kuptoj pse po dalin në rrugë LGBT-ja me bo filma": Deklarata padurimi homofobike nga Blero

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Këngëtari kosovar i njohur me emrin artistik Blero, i thirrur në një emision sportiv ‘Kampionët Botëror’ në Kanal10, ka bërë deklarata homofobike, duke thënë se nuk e kupton gjithë këtë buj të madhe botërore në mbrojtje të komunitetit LGBTQ+, e po ashtu tha se dalin në rrugë për të bërë filma. Krejt këto deklarata vijnë pasi në lajme qarkulloi se kombëtare si Anglia e Gjermania në Botëror kanë vendosur të mbajnë shiritin e kapitenit One Love.

“Nuk e kuptoj gjithë këtë reklamë për LGBT+, pse? Nuk e kuptoj gjithë këtë hov te madh botëror, secili duhet me pas zgjedhjen e vet personale, nuk mundem m’i t’i kuptoj, pse duhet m’i marr flamurët me dal në rrugë, absolut po bohet përkrahje e madhe këtij komuniteti, pa nevojë. Kjo është zgjedhje personale, si feja, drejtimi seksual, këto janë personale. Pse duhet na me marr flamurë me dal ne rruge me bo filma, është absurde mendoj unë. Krejt është OK, i respektoj të gjithë, nuk kam kurrgjë askujt, por gjithë ky hov i madh është absurde”

Në mbrojtje të tij doli edhe ish-futbollisti, tani trajner futbolli, Debatik Curri, i cili tha se po u jepet shumë rëndësi këtij komuniteti.

“Blero e tha mirë, pse duhet me bo bujë kaq shumë, po i japin shumë rëndësi, normalisht çdokush e ka drejtën e vet. Tash ai e vendos shiritin me i përkrah atë komunitet, pse nuk e vendos me i përkrah këta tjerët qe nuk i përkasin atij komuniteti” - u shpreh ai.

Curri ka qenë edhe futbollist i Kombëtares së Shqipërisë.

Përcill zhvillimet dhe artikujt e fundit nga botërori duke klikuar KËTU!

Lajme të ngjashme