Schmeichel: Besoj në përralla, Ronaldo duhet të qëndrojë te Man United
Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel ka dal kundër shumicës duke thënë se do të donte që Cristiano Ronaldo të mbetet në "Old Trafford".
Pas intervistës së fundit që dha portugezi për Piers Morgan, një numër i madh i personave besojnë se Manchester United do ta largojë Ronaldon sapo të përfundojë Kupa e Botës.
Sidoqoftë, jo Schmeichel, i cili ka thënë se beson në përralla dhe do të donte që 37-vjeçari të vazhdojë qëndrimin në klubin anglez, pavarësisht që është i zemëruar.
Portieri tha për "BBC Radio 5": "Unë besoj në përralla. Jam shumë tifoz i madh i Ronaldos, gjithmonë kam qenë".
"Dhe jam shumë tifoz i Manchester Unitedit që kanë lojtarin më të mirë në botë. Shpresoj që do të ketë një mundësi ku njerëzit e tij dhe ata të Manchester Unitedit do të ulën, të bisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje".
"Unë vërtetë dua që Cristiano të qëndrojë si lojtar i Manchester Unitedit", deklaroi ai.
Një numër i madh i ish lojtarëve të Man Unitedit kanë insistuar se Ronaldo duhet të lejohet që të largohet nga "Old Trafford" në afatin kalimtar dimëror.
Teddy Sherinham tha se nuk ka rikthim prapa, derisa Ferdinand që e ka mbështetur vazhdimisht lojtarin deklaroi se nuk mundet ta mbrojë më.
Në intervistën e tij me Morgan për "Talk TV", Ronaldo bëri të ditur se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag.
"Unë nuk kam respekt për të, sepse ai nuk ka treguar për mua. Disa njerëz, ata nuk më duan këtu, jo vetëm trajneri i kaluar (Ralf Rangnick), por edhe dy apo tre djem. Jo vetëm këtë vit, por të kaluarin gjithashtu".
"Sinqerisht, unë nuk duhet ta them. Por, dëgjo, nuk më intereson. Njerëzit duhet ta dëgjojnë të vërtetën. Po, unë ndihem i tradhtuar".
ESPN raportoi se Ten Hag ka shtyrë pushimet me familjen pas intervistës së Ronaldos dhe ka kërkuar nga klubi që të mos e lejojnë 37-vjeçarin të luajë më për klubin anglez.
Tekniku holandez mendon se kritikat e Ronaldos kanë qenë shumë të mëdha dhe ka pasur një takim me drejtuesit Joel Glazer dhe Richard Arnold që t'i shpreh pakënaqësitë gjatë ditës së hënë.
Man United thuhet se është duke shikuar mundësitë që ta shkarkojë Ronaldon menjëherë pas Kupës së Botës.
Ndërkohë, klubi ka pranuar se nuk do të flet derisa ta dëgjojë intervistën e plotë, me pjesën e dytë që do të publikohet ditën e enjte.

