Salihamidzic i paralajmëron Bayernin dhe Barcelonën për Interin - NACIONALE

Salihamidzic i paralajmëron Bayernin dhe Barcelonën për Interin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka këmbëngulur se bavarezët dhe Barcelona nuk duhet ta nënvlerësojnë Interin në grupin e tyre të vdekjes në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich e nis fushatën në Ligën e Kampionëve në Giuseppe Meazza në Milano sonte kundër gjigantit të Serie A, Inter.

Zikaltrit i humbën dy prej tri ndeshjeve të fundit në ligë, kundër Lazios dhe Milanit, ndërsa bavarezët i fituan vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit pas dy barazimeve radhazi në Bundesligë.

Ata ndodhën në të ashtuquajturin grup të vdekjes në Ligën e Kampionëve, bashkë me Barcelonën dhe Viktoria Plzen.

“Nuk mund të mendojmë se Barcelona dhe Bayerni janë kualifikuar tashmë në rrethin e 16 më të mirëve”, tha Salihamidzic për La Gazzetta dello Sport.

“Unë kam shumë përvojë në Ligën e Kampionëve dhe ne nuk duhet të mendojmë se do të kemi ndeshje të lehta në Milano apo Barcelonë”.

“Do të përballemi me ndeshje të vështira. Ne kemi ekip të mirë por do të përballemi me kundërshtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi”.

Trajneri i Interit Simone Inzaghi pritet ta zëvendësojë të lënduarin Romelu Lukaku me Edin Dzekon për të këtë ndeshje.

“Romelu është lojtar i rëndësishëm, por unë e njoh mirë Dzekon, mendoj se ai do të luajë. Ai është nga Bosnja, sikur unë. Ai mund ta bëjë dallimin dhe e keni parë këtë në të kaluarën. Për ne, kjo ndryshon shumë gjëra”.

Vetëm dy nga katër skuadra do ta kalojnë grupin për ta vazhduar garën në Ligën e Kampionëve dhe ish-mbrojtësi i Bayernit beson se asnjëra nuk e ka të garantuar vendin e mesin e 16 më të mirëve.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Barcelona e pret sonte në Camp Nou Viktoria Plezenin.

Lajme të ngjashme