Nagelsmann: Interi – Milan, ndeshje e mirë për ta vëzhguar - NACIONALE

Nagelsmann: Interi – Milan, ndeshje e mirë për ta vëzhguar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajnerin i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, e pret një orar i ngjeshur me ndeshje, duke iu falënderuar Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve. Skuadra e tij sot përballet me Union Berlin, ndërsa kundërshtari i saj në Ligën e Kampionëve, Interi, luan kundër Milanit në derbin e qytetit, për të cilën ndeshje trajneri gjerman ka thënë se nuk është lojë e keqe për ta vëzhguar.

Edhe pse ndeshja me Interin i takon një profili më të lartë garues, Nagelsmann e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen kundër Union Berlinit, që zhvillohet sot me fillim nga ora 15:30.

Nagelsmann focusses on positives after debut as Bayern coach

“Union Berlin po shkon shumë mirë edhe pse nuk i ka burimet më të mira financiare. Ata bëjnë transferime të mira dhe kanë ide shumë kreative. Mund t'i krahasoni me Freiburgun. Ata kanë një stadium të mrekullueshëm me tifozë të mirë, kështu që është e vështirë të luash atje, por është diçka që mund të bëhet", tha Nagelsmann.

Për sa i përket ndeshjes së skuadrave, Nagelsmann mendon se Union Berlin do të jetë një ndeshje e mirë përgatitëse për sfidën e javës së ardhshme në Ligën e Kampionëve me Interin, që zhvillohet të mërkurën në Guiseppe Meazza.

“Inter dhe Union janë të ngjashëm në disa aspekte, veçanërisht duke luajtur me dy sulmues. Ata përpiqen të sulmojnë në krahë dhe të kalojnë topin shpejtë në linja. Nesër nuk do të jetë një lojë e keqe për ta vëzhguar Interin se si luan. Ka disa paralele që mund të tërheqim”, tha Nagelsmann tutje.

Teksa për ndeshjen e sotme tregoi për lëndimet dhe kush do të luajë.

Në formacionet e mundshme siç është parë, Bayerni vuan disa lëndime nga ndeshje në Kupën e Gjermanisë kundër Viktoria Koln, dhe këtë e komentoi trajneri gjerman.

Bayern Munich manager Julian Nagelsmann takes shot at Barcelona - Football España

“Mathys Tel është jashtë nesër, ka një çarje të vogël muskulare. Ai ndoshta do të kthehet në stërvitje të martën. Bouna Sarr gjithashtu do të mungojë për shkak të problemeve me tendinin. Choupo ka pak probleme me ijën, por ne vendosëm që ai do të jetë i gatshëm për nesër”, tha Nagelsmann në lidhje me shëndetin e skuadrës së tij.

“Ne do të bëjmë disa ndryshime në krahasim me lojën në Kupën shtetërore. Benji Pavard sigurisht që do të nisë sërish nesër. Lojtarët që nuk kanë luajtur në kupë do të kthehen”, tha për fund trajneri gjerman i Bayernit.

Lajme të ngjashme