Salah thotë prapë se është “larg rinovimit” me Liverpoolin - NACIONALE

Salah thotë prapë se është “larg rinovimit” me Liverpoolin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Mohamed Salah insiston se është shumë larg rinovimit me Liverpoolin, pavarësisht shkëlqimit që po kalon në Premierligë.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fundin e sezonit dhe që nga 1 janari është i lirë për të negociuar me klubet jashtë Anglisë.

Edhe pse kishte raportime se Liverpooli i ka ofruar kontratë të re, Salah ka konfirmuar se janë ende shumë larg marrëveshjes.

Jemi shumë larg asaj. Gjëja e vetme në mendjen time është se Liverpooli ta fitojë Premierligën dhe dua të jem pjesë e kësaj”.

Do të bëj më të mirën për ta ndihmuar skuadrën ta fitojë trofeun. Janë pak skuadra që mund të na kapin prandaj duhet të jemi të fokusuar, të qëndrojmë qetë dhe të vazhdojmë sërish”, deklaroi ai për “Sky Sports”.

Salah realizoi golin e 20-të këtë sezon në fitoren e thellë të Liverpoolit 0:5 në udhëtim te West Ham Unitedi, kurse kontribuoi edhe me dy asistime.

Në rast që s’rinovon, atëherë opsion mbetet liga saudite si dhe gjiganti francez Paris Saint-Germain.

Lajme të ngjashme