Salah e kalon Thierry Henryn, bëhet golashënuesi i shtatë më i mirë në histori të Premierligës - NACIONALE

Salah e kalon Thierry Henryn, bëhet golashënuesi i shtatë më i mirë në histori të Premierligës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mohamed Salah ka kaluar në vendin e shtatë në renditjen e golashënuesve më të mirë në histori të Premierligës, kur me golin e minutës së 35-të në përballjen mes Liverpoolit dhe Ipswichit e kaloi Thierry Henryn.

Egjiptiani ka qenë në formë të jashtëzakonshme për skuadrën e Arne Slot këtë sezon dhe shënoi golin e tij të 176-të në elitën angleze për ta kaluar Thierry Henryn që ka shënuar 175 gola dhe tani është vetëm një gol pas legjendës së Chelseat, Frank Lampard që ka shënuar 177 gola.

Liverpool është duke fituar 3:0 ndaj Ipswich, me të gjithë golat e shënuar në pjesën e parë.

Salah shënoi për 2:0 kur u asistua nga Cody Gakpo.

Lajme të ngjashme