Sadio Mane mbetet jashtë Kupës së Botës
Sadio Mane i Senegalit nuk do të luajë në Kupën e Botës 2022 këtë muaj në Katar, për shkak të një lëndimi që e pësoi në fitoren e Bayern Munich kundër Werder Bremen.
Kombëtarja e Senegalit ka marrë një goditje të rëndë, pasi kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës, Sadio Mane, nuk do të mundë të luajë në Botëror, i cili nis më 20 nëntor, sipas gazetës franceze L’Equipe.
Mane u largua nga fusha duke çaluar pas vetëm 20 minutave në fitoren e Bayernit 6:1 kundër Bremenit, vetëm 12 ditë para ndeshjes së parë të Senegalit kundër Holandës në Botëror.
Ish-ylli i Liverpoolit e lëndoi tendonin dhe pritet të mungojë disa javë, sipas të përditshmes franceze.
Sadio Mané will miss the World Cup after suffering an injury against Werder Bremen yesterday, according to @lequipe
— TEAMtalk (@TEAMtalk) November 9, 2022
Another star out of the WC 😥 pic.twitter.com/vhc8Po15Q2
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse, pritet ta publikojë listën me lojtarët e ftuar për Katar këtë të premte.
Ai nuk do të mundë të llogarisë në lojtarin kryesor të ekipit, lojtarin e dytë më të mirë në botë sipas renditjes së Topit të Artë, i cili i ndihmoi Senegalit ta fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës në janar.
Senegali është pjesë e Grupit A së bashku me nikoqirin Katar, Ekuadorin dhe Holandën.
Mane është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Senegalit me 34 gola dhe ai e shënoi penalltinë vendimtare për t’i ndihmuar vendit të mposhtë Egjiptin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Mane është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Senegalit me 34 gola dhe ai e shënoi penalltinë vendimtare për t’i ndihmuar vendit të mposhtë Egjiptin në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Mane është vetëm një nga shumë yje që do të mungojë në këtë botëror.
Lojtarët që do të mungojnë zyrtarisht:
Sadio Mane (Senegal)
Paul Pogba (Francë)
N'Golo Kante (Francë)
Timo Werner (Gjermani)
Diogo Jota (Portugali)
Georginio Wijnaldum (Holandë)
Alexis Saelemaekers (Belgjikë)
Diego Carlos (Brazil)
Arthur Melo (Brazil)
Ben Chilwell (Angli)
Jesus 'Tecatito' Corona (Meksikë)
Lojtarët e lënduar momentalisht dhe në rrezik për të munguar:
Paul Dybala, Giovani Lo Celso (Argjentinë)
Romelu Lukaku (Belgjiikë)
Reece James (Angli)
Mike Maignan, Raphael Varane (Francë)
Florian Wirtz (Gjermani)
Kamaldeen Sulemana (Ganë)
Sardar Azmoun (Iran)
Raul Jimenez (Meksikë)
Bouna Sarr (Senegal)
Dusan Vlahovic (Serbi)
Son Heung-min (Koreja Jugore)
Yann Sommer (Zvicër)
Ronald Araujo (Uruguai)
Joe Allen (Wales)