Sa ndeshje do të mungojë Felix për Chelsean pas kartonit të kuq në debutim? - NACIONALE

Sa ndeshje do të mungojë Felix për Chelsean pas kartonit të kuq në debutim?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez, Joao Felix, kaloi një natë plot me makthe, pasi në debutimin e tij me Chelsean pas huazimit nga Atletico Madrid, u ndëshkua me karton të kuq direkt në ndeshjen ndaj Fulhamit, e vlefshme për Premierligë, ku të kaltrit pësuan humbjen e radhës.

Sulmuesi 23-vjeçar dukej se do të kishte të ardhme të ndritur, pasi u përfshi në formacionin fillestar të Graham Potter në Craven Cottage në më pak se 24 orë nga zyrtarizimi, por iu dha një karton i kuq direkt në minutën e 58-të pas një ndërhyrje të pamatur ndaj Kenny Tete.

Joao Felix Chelsea red card Fulham 2022-23

Chelsea pësoi një humbje 2:1 pasi mbeti me 10 lojtarë në fushë, me një moment çmendurie nga Felix që kontribuoi në presionin e shtuar ndaj trajnerit të londinezëve, Graham Potter.

Ndërsa Felix u përjashtua nga gjyqtari David Coote për një ndërhyrje të rrezikshme, ai tani do të duhet të vuajë një dënim me tre ndeshje pezullim. Nëse një lojtar ndëshkohet me të kuq pas dy kartonëve të verdhë, atëherë pezullimi është me një lojë, dy ndeshje pezullim për çdo karton të kuq direkt, ndërsa sjellja e dhunshme rezulton në mungesë prej tre ndeshjesh.

Joao Felix Chelsea red card Fulham 2022-23

Pasi ka luajtur më pak se një orë futboll në Premierligë për Chelsean, Felix tani do të jetë i pezulluar dhe nuk do të jetë në planet e Potterit për ndeshjet e ardhshme të Premierligës kundër Crystal Palace, Liverpoolit dhe Fulhamit përsëri. Ai do të rikthehet për të luajtur në një derbi të Londrës në udhëtim te West Hami më 11 shkurt.

Joao Felix Chelsea Fulham react walk off 2022-23

Kartoni i kuq i Felix do t'i kushtojë Chelseat më shumë se vetëm minuta në fushë pasi – pasi ka rënë dakord të paguajë një tarifë huazimi prej 10 milionë euro dhe të mbulojë të gjithë pagën e portugezit gjatë një marrëveshjeje afatshkurtër në Angli – raportohet se të kaltrit do të shpenzojnë 2.3 milionë euro derisa lojtari i tyre i ri është i pezulluar.

Lajme të ngjashme