Pamje: Felix ndëshkohet me karton të kuq në debutimin me Chelsean, pas një ndërhyrje horror që shkaktoi - NACIONALE

Pamje: Felix ndëshkohet me karton të kuq në debutimin me Chelsean, pas një ndërhyrje horror që shkaktoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Joao Felix nuk e ka nisur në formën më të keqe aventurën te Chelsea. Sulmuesi portugez u përjashtua nga loja në ndeshjen debutuese, pas një ndërhyrje të vrazhdë që bëri në mbrojtësin Antonee Robinson.

Përfaqësuesi portugez, Joao Felix, e nisi mbrapsht kapitullin e tij të ri si lojtar i Chelseat. Sot, në debutimin që bëri në Premierligë kundër Fulhamit, menjëherë ishte protagonist për të keq.

Në minutën e 58-të ai u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje vërtet të rrezikshme në këmbët e mbrojtësit Robinson.

Kështu ai u bë futbollisti i parë debutues i Chelseat që përjashtohet nga loja në ndeshjen e tij të parë me “Të Kaltrit”. Një episod ky që rrodhi vetëm nëntë minuta pasi Chelsea ia doli ta barazonte rezultatin në 1:1.

Falë këtij naiviteti të treguar nga Felix, Fulham reaguan duke shfrytëzuar superioritetin numerik, gjë që ua mundësoi shënimin e golin të dytë në minutën e 73-të. Ishte Carlos Vinicius ai që përfitoi mjaft mirë nga asisti i dhënë nga Pereira, duke e rikthyer sërish epërsinë në favor të skuadrës nikoqire.

Në minutat e mbetura skuadra e Fulham arriti ta menaxhojë kapitalin prej një goli, i favorizuar shumë edhe nga fakti që ishte me një lojtar më shumë në fushë për më shumë se gjysmë orë lojë.

Në minutat e mbetura skuadra e Fulham arriti ta menaxhojë kapitalin prej një goli, i favorizuar shumë edhe nga fakti që ishte me një lojtar më shumë në fushë për më shumë se gjysmë orë lojë.

Pra, Felix u bë një arsye e fortë pse Chelsea hasi në vështirësi akoma më të mëdha seç ishte kur skuadrat ishin të përbëra në fushë 11 me 11. Debutim për t’u harruar për të.

Lajme të ngjashme