Zyrtare: Joao Felix kalon te Chelsea - NACIONALE

Zyrtare: Joao Felix kalon te Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra angleze Chelsea ka kompletuar huazimin e sulmuesit Joao Felix për pjesën e mbetur të sezonit.

Portugezi i është bashkuar "Bluve" për gjashtë muaj pa opsion blerje, pasi nuk po kalonte mirë te Atletico Madrid shkaku i raporteve jo të mira me Diego Simeonen.

Chelsea përmes një komunikate zyrtare konfirmoi huazimin e 23-vjeçarit.

"Sulmuesi portugez Joao Felix do të jetë pjesë e Chelseas për pjesën e mbetur të sezonit, duke kaluar në Stamford Bridge në formë huazimi nga Atletico Madrid".

"23-vjeçari ka luajtur në të kaluarën te Benfica para se të kalonte në Spanjë në verën e vitit 2019, në një marrëveshje rekordi për dy klubet".

Felix është shprehur i lumtur që e ka bërë këtë lëvizje, derisa pret me entuziazëm të luajë në "Stamford Bridge".

"Chelsea është një ndër klubet më të mira në botë dhe shpresoj që klubi të arrijë objektivat e tyre. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe shumë i emocionuar që do të luaj në Stamford Bridge", tha ai.

Pavarësisht që s’u përmend nga klubet, Chelsea pagoi 11 milionë euro për ta huazuar portugezin, derisa duhet të paguajë edhe pagat e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.

Sidoqoftë me gjendjen momentale Atletico Madrid nuk mendon ta shesë lojtarin, pasi besojnë se futbollisti ka të ardhme në “Wanda Metripolitano”.

Lajme të ngjashme