Rumani - Kosovë: Dardanët synojnë fitore në Bukuresht, Foda vendos formacion sulmues - NACIONALE

Rumani - Kosovë: Dardanët synojnë fitore në Bukuresht, Foda vendos formacion sulmues

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Rumaninë në Ligën e Kombeve, në kuadër të xhiros së pestë.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme e Dardanëve në kohët e fundit, pasi fitorja jep shpresë për vendin e parë në grup dhe promovimin direkt në Ligën B.

Përballja e parë përfundoi me fitore të Rumanisë në Fadil Vokrri, ndërsa sot Kombëtarja e Kosovës vetëm me fitore mbetet në garë për kreun e grupit, ndonëse ka shumë mungesa.

Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.

Rumania e drejtuar nga Mircea Lucescu luan me skemën 4-3-3.

Rumania (4-3-3): Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus dhe Mihalia.

May be an image of 1 person, playing football, playing soccer and text that says 'ECΗИΡΑ DE START ัก4 CyP- CYP-ROU ROU AETORV COUN 1 F.NIȚĂ (GK) 2 A.RAȚIU 3 R. DRĂGUŞIN 8 M.MARIN 10 N. STANCIU () 11 N. .BANCU 13 V.MIHĂILĂ 15 A.BURCĂ 18 R. R.MARIN 19 D. DRĂGUŞ D.MAN 10 20 R.Sava(GK)Ş R Sava (GK) $ Târnovanu (GK) A.Rus A.F Pașcanu D. Alibec. Şut D. Birligea I Hagi D. Miculescu D. Olaru A.Mitriță Sorescu SELECȚIONER MIRCEALUCESCU 21:45 ANTENA1 1 ROMANIA KOSOVA'

Në anën tjetër, Franco Foda, ka vendosur formacion tejet sulmues, me Vedat Muriqin që kthehet në 11shën bazë.

Kosova (4-2-3-1): Muric; Vojvoda, Dellova, Rrahmani, Hadërgjonaj; Berisha, Rexhbeçaj; Jashari, Muslija, Zhegrova; Vedat Muriqi.

May be an image of 1 person, playing soccer and text

Kjo përballje zhvillohet në Arena National në Bukuresht me fillim nga ora 20:45.

Gjyqtari kryesor i takimit është danezi Morten Krogh, i ndihmuar nga Skytte dhe Bramsen si anësor.

Gjyqtari i katërt është Lasse Graagaard, ndërsa në VAR është Kehlet e në AVAR Putros.

Lajme të ngjashme