Rritet optimizmi, Chelsea shumë pranë rinovimit të kontratës së Kante
Chelsea ka shënuar hapa pozitivë në negociatat për vazhdimin e kontratës së N’Golo Kante. Mesfushori francezjatë shtatorit kishte refuzuar propozimin e klubit londinez për të nënshkruar kontratën e re.
Mesfushori francez, N’Golo Kante, vijon të mbetet pikë referimi për Chelsean, edhe pse gjatë kohës së fundit po vuan nga një lëndim i rëndë, si ai në kofshë, që e ka lënë atë katër muaj jashtë fushës së blertë.

Sidoqoftë, burimet e mediumit të besueshëm “The Athletic” bëjnë të ditur se Chelsea është afër që ta arrijë marrëveshjen për rinovimin e kontratës të përfaqësuesit francez.
Atij kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë që të rrezikojnë për të lëvizur gjetiu më pastaj si lojtar i lirë në afatin kalimtar veror.
Chelsea akoma beson se 31-vjeçari është i dobishëm për skemat e Potter. Gjatë ditëve të fundit është rritur edhe besimi se ujdia do të finalizohet mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.
“Chelsea ka bërë progres pozitiv në negociatat për kontratën e re të N’Golo Kante dhe ka një besim në rritje që përfaqësuesi francez do ta koncentrojë të ardhmen e tij te klubi londinez”, shkruhet në artikullin e sotëm të botuar nga “The Athletic.
Kante ka mundur të paraqitet vetëm në dy ndeshjet e para gjatë këtij sezoni. Prej ndeshjes kundër Leedsit më 21 gusht ai ka munguar për shkak të lëndimit në kofshë.
Një lëndim që i kushtoi shumë, pasi ai nuk arriti që t’i bashkohej kombëtares franceze në Kupën e Botës që u zhvillua në Katar.
Kante ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Chelseat gjatë këtyre viteve. Falë edhe kontributit të tij skuadra ka arritur t’i fitojë të gjitha trofetë e rëndësishme.
