Chelsea hap bisedimet me Benfican për Fernandez - NACIONALE

Chelsea hap bisedimet me Benfican për Fernandez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka nisur bisedimet me Benfican për mesfushorin Enzo Fernandez.

Klubi portugez nuk është i hapur për shitjen e futbollistit, përpos nëse aktivizohet klauzola e lirimit në vlerën e 106 milionë funteve.

21-vjecari ka shkëlqyer në Kupën e Botës, duke fituar edhe cmimin e lojtarit më të mirë të ri, derisa ka impresionuar edhe te Benfica që kur iu bashkua nga River Plate verën e kaluar.

Argjentinasi ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e ligës, derisa kishte rol kyç edhe në kualifikimin e tyre nga faza grupore e Ligës së Kampionëve.

Chelsea e ka bërë prioritet dhe tashmë kanë nisur bisedimet me klubin e Benficas, pasi duan një skuadër me lojtarë të rinj. Deri me tani ata kanë transferuar David Fofana nga Molde dhe së shpejti do të arrijë edhe Andrey Santos nga Vasco da Gama.

Te "Blutë" e Londrës, Fernandez shihet si zëvendësuesi adekuat i Jorginhos dhe N'Golo Kante, me dy futbollistët që priten të largohen sapo afati kalimtar veror të hapet ë verë.

Për Fernandez interesim kanë shprehur edhe Liverpool dhe Real Madrid, por asnjëra nga skuadrat nuk është e hapur ta paguajë klauzolën e shtrenjtë prej 120 milionë eurove.

Lajme të ngjashme