Rooney i del në mbrojtje Ten Hagut, thotë se lojtarët duhet të marrin përgjegjësi për filliimin e dobët të sezonit
Lojtarët të cilët kanë treguar paraqitje të dobëta te Manchester Unitedi, janë kritikuar nga legjenda e këtij klubi, Wayne Rooney, pas një fillimi shumë të dobët nën urdhrat e Erik ten Hag.
Holandezi ka qenë nën një presion të madh në Old Trafford këtë sezon pasi patën një fillim të tmerrshëm. Djajtë e Kuq janë aktualisht në vendin e tetë në renditjen e Premierligës pasi humbën gjysmën e dhjetë ndeshjeve të tyre të para në ligë. Përveç kësaj, ata janë eliminuar nga Kupa Carabao dhe janë të tretët në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve u mposhtën nga Bayern Munich dhe Galatasaray. Kur u pyet nëse i vinte keq për Ten Hag, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Manchester United, Wayne Rooney u përgjigj se të punosh nën presion është pjesë e punës.

"Kjo është puna. Kjo është pjesë e punës dhe ne të gjithë e dimë se kur marrim punë, çfarëdo pune që të jetë ajo, duhet të përballesh me presionin," u tha ai gazetarëve. “E di që të vij këtu [Birmingham], ka shumë presion dhe jam i sigurt që Ten Hag e di këtë në Manchester United. Mendoj se nuk po shkon ashtu siç do të donin ose do të kishin shpresuar, por mendoj se lojtarët duhet të marrin përgjegjësi. Unë njoh disa nga lojtarët atje dhe ata nuk po paraqiten në nivelet që unë e di se munden. Në fund të fundit, fillon dhe mbaron me trajnerin dhe kjo është pjesë e të qenit trajner. Ai do të marrë kritikat, natyrisht, pas javëve të fundit, por mendoj se lojtarët mund të bëjnë shumë më tepër se çfarë po bëjnë për të."
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Ka spekulime se holandezi mund të humbasë punën nëse rezultatet nuk përmirësohen. Është vlerësuar se shkarkimi i Ten Hag dhe stafi i tij do të kushtonte rreth 15 milionë funte (18 milionë dollarë), me vetë holandezin që fiton rreth 9 milionë funte (10 milionë dollarë) në vit. Ten Hag arriti në finalen e FA Kupës, fitoi Kupën Carabao dhe përfundoi në top katër gjatë sezonit të tij të parë, por ai nuk ka qenë në gjendje të përfitojë nga ky sukses deri më tani këtë vit.
Manchester United do të përballet me Fulhamin në Premierligë në një përpjekje për t'u rikthyer në rrugën e duhur, atë të fitoreve.
