Rooney akuzon lojtarët e Man Unitedit se gënjyen për lëndime ndaj Arsenalit - NACIONALE

Rooney akuzon lojtarët e Man Unitedit se gënjyen për lëndime ndaj Arsenalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda Wayne Rooney ka akuzuar disa nga lojtarët e Manchester Unitedit se gënjyen se janë të lënduar, që të mbrojnë vetën për finalen e FA Cupit ose që të jenë gati për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje me rezultat minimal 1:0 ndaj Arsenalit të dielën.

Man United momentalisht ka 10 lojtarë që s’janë gati shkaku i lëndimit, më së shumti në klub – por Rooney beson se disa kanë gënjyer shkaku që Evropiani është në horizont.

Janë disa lojtarë të mirë në skuadër dhe paraqitjet janë shumë më të ulëta”.

Shikoni lëndimet që kanë pësuar. Disa nga lojtarët mund të luajnë. 100 për qind. Po vjen Kampionati Evropian dhe finalja e FA Cupit”.

Për shkak se ata janë duke u pakësuar tani, është e lehtë për lojtarët që të qëndrojnë pak jashtë saj dhe më pas të kthehen drejt finales dhe të bëhen të aftë për Kampionatin Evropian”.

E kam parë vetë gjatë viteve. Thjesht mendoj se lojtarët që janë lënduar, nuk po e mbushin veten me ndonjë kredi në moment dhe trajneri do të marrë të gjithë shkopin për këtë”, deklaroi ai.

Man United po rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në garat evropiane, duke qenë se renditen në pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë, tani ka më pak edhe se Chelsea.

Lajme të ngjashme