Ronaldo shpërndan mesazh të koduar, dy ditë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës - NACIONALE

Ronaldo shpërndan mesazh të koduar, dy ditë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo e ka shpërndarë një mesazh të koduar në Instagram, vetëm dy ditë pas eliminimit tronditës të Portugalisë nga Kupa e Botës 2022.

Maroku e tronditi Portugalinë të shtunën duke e mposhtur 1:0 në çerekfinale, dhe u bë vendi i parë afrikan që arrin në gjysmëfinale të një Kupe Bote.

Ronaldo, i cili edhe në ndeshjen paraprake ishte lënë rezervë, u fut në lojë në pjesën e dytë kundër Marokut, duke e barazuar rekordin për më së shumti paraqitje për një ekip kombëtar në botë, 196.

Por 37-vjeçari, të cilin Manchester Unitedi e liroi nga kontrata në nëntor, nuk ishte në gjendje t’i ndihmonte Portugalisë ta shënojë golin e barazimit, pasi Youseff En-Nesyri e kishte kaluar Marokun në epërsi në pjesën e parë.

Dhe tani, Ronaldo – i cili ende nuk ka gjetur klub të ri – i ka zbuluar “tri aspektet e realitetit” në një postim në rrjetin social të hënën.

“Tri aspektet e realitetit: dhimbja, pasiguria dhe puna e vazhdueshme”, shkroi Ronaldo.

Ronaldo, i cili e shënoi vetëm një gol dhe atë nga penalltia në këtë Botëror, ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë klub, pasi u largua nga Manchester Unitedi në nëntor.

Pas intervistës tronditëse me Piers Morgan, 37-vjeçari e ndërpreu para kohe marrëveshjen me pajtim dypalësh.

Ai u largua duke qarë nga fusha pas përfundimit të ndeshjes me Marokun, pasi ëndrra e tij për ta fituar Botërorin mori fund. Me gjasë, kjo ishte paraqitja e fundit e Ronaldos në Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme