Ronaldo: Nuk më interesojnë më rekordet individuale, por vetëm suksesi i klubit
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka thënë se është i fokusuar për të krijuar skuadër të përsosur për të fituar trofetë me Al Nassr dhe se nuk i interesojnë më çmimet individuale.
Sulmuesi, i cili ka fituar pesë herë çmimin e Topit të Artë, shënoi në fitoren 2:1 të Al Nassr ndaj Al Rayyan të Katarit në ndeshjen e tyre të grupit B të Ligës së Kampionëve të hënën.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e klubit në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit të ri Stefano Pioli, i cili zëvendësoi Luis Castron muajin e kaluar.
“Ishte një ndeshje e fortë dhe e vështirë si të gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve, por më e rëndësishmja është se ne krijuam shumë raste dhe u mbrojtëm mirë për të penguar kundërshtarin të krijonte raste të lehta”, tha Ronaldo në një konferencë për shtyp.
We can’t get enough of that winning feeling! 🤩💛 pic.twitter.com/uMsMykCVa7
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 30, 2024
“Nuk ka më rëndësi nëse jam më i miri apo jo, nuk më intereson më kjo. Është mirë që një lojtar të shënojë gola, por për mua është më mirë që skuadra të fitojë. Jam mësuar të thyej rekorde dhe nuk i kërkoj më. Gjëja më e rëndësishme për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj Al Nassr dhe shokët e mi të fitojnë."
Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në një sezon të vetëm në Saudi Pro League majin e kaluar me 35 gola.
Kapiteni portugez gjithashtu shënoi golin e tij të 901-të në karrierë në një fitore 2:1 ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve muajin e kaluar.
“Goli im kundër Al Rayyan ishte i ndryshëm dhe i rëndësishëm sepse babai im do të ishte i lumtur me të nëse do të ishte gjallë, pasi sot (dje) është ditëlindja e tij”, shtoi ish-sulmuesi i Real Madrid, Juventus dhe Manchester United.