Ronaldo në krye të sulmit portugez ndaj Turqisë, publikohen formacionet zyrtare - NACIONALE

Ronaldo në krye të sulmit portugez ndaj Turqisë, publikohen formacionet zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portugalia e Turqia takohen sot për të mbyllur xhiron e dytë në grupin F, përballja kjo që mund ta vendosë edhe vendin e parë dhe kualifikimin që sot të njërës kombëtare në 1/8 e finales.

Portugalia shënoi fitore ndaj Çekisë, ndërsa Turqia e mposhti Gjeorgjinë në javën e parë, duke bërë që të dyja të kenë nga tre pikë.

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në fillimin e takimit në Signal Iduna Park të Dortmundit, të dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet zyrtare.

Te Portugalia sërish Cristiano Ronaldo do të jetë nga minuta e parë, me 39-vjeçarin që nuk di për lodhje, ndërsa në anën tjetër te Turqia nga minuta e parë nuk do të jenë të rinjtë, Arda Guler e Yildiz, pasi Montella ka vendosur për lojtarë të tjerë sot.

Turqia (4-2-3-1): Bayindir; Çelik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Calhanoglu, Ayhan; Akgun, Kokcu, Akturoglu; Baris Yilmaz.

Roberto Martinez në anën tjetër do të luajë me formacion 4-3-3, me Cristiano Ronaldon si kapiten të skuadrës.

Portugalia (4-3-3): Costa; Mendes, Pepe, Dias, Cancelo; Fernandes, Palhinha, Vitinha; Leao, Silva dhe Ronaldo (C).

Takimi fillon në 18:00, në qytetin e Dortmundit, në stadiumin Signal Iduna Park.

Gjyqtari kryesor i takimit është gjermani Felix Zwayer, i ndihmuar nga Stefan Lupp dhe Marco Achmuller. Gjyqtari i katërt është spanjolli Gil Manzano, ndërsa në VAR gjermani Bastian Dankert.

Lajme të ngjashme