Ronaldo kthehet në Real Madrid për të stërvitur
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është kthyer në qendrën stërvitore Valdebebas të Real Madridit për të stërvitur, katër vite pasi u largua nga klubi mbretëror në drejtim të Juventusit.
37-vjeçari, siç është raportuar nga mediat spanjolle, është duke u stërvitur i vetëm, për të mbajtur vetën në formë, pasi që është në kërkim të një klubi të ri.
Ronaldo është lojtar i lirë, pasi javë më parë ndërpreu kontratën me Manchester Unitedin pas një marrëveshje të dyanshme.
Është raportuar se ish-ylli i Real Madridit i ka kërkuar presidentit të kësaj skuadre, Florentino Perezit, ta lejojë të stërvitet në Valdebebas për disa ditë.

Ronaldo ka filluar stërvitjen e tij në terrenin e gjigantit spanjoll të mërkurën, megjithëse ai është ndarë nga grupi aktual i lojtarëve të klubit që janë aktualisht në stërvitje dhe jo larg për shkak të Kupës së Botës.
Ndërsa disa lojtarë po marrin një javë pushim pas eliminimit nga Kupa e Botës, Ronaldo nuk ka humbur kohë për t'u rikthyer në stërvitje.
Një palë e interesuar për shërbimet e Ronaldos thuhet se është Antero Henrique, kreu i Ligës së Yjeve të Katarit.
Ai shpreson se Ronaldo do t’i bashkohet klubit nga Katari, por Mendes është duke punuar për disa propozime tjera.
Gjithashtu është përfolur se sulmuesi portugez mund t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr më 1 janar.

Mediumi AS pretendon se Ronaldo dhe agjenti i tij Jorge Mendes po kalojnë në një krisje në lidhjen e tyre të gjatë si lojtar-agjent.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që ka pasur tendosje në partneritetin e tyre, pasi ajo që është ndjerë si një marrëdhënie 'babë e bir' ka përjetuar 'ngritje dhe ulje' gjatë viteve.

Në anën tjetër, Ronaldo ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me presidentin e Real Madridit, i cili në vitin 2019 deklaroi në Onda Cero: “Cristiano Ronaldo nuk ka krijuar kurrë një problem në Madrid. Ai ka qenë shembull dhe do ta kujtoj si lojtarin më të mirë që kemi nënshkruar. Ai ka qenë gjithmonë shembullor, një profesionist si kupa e një pishe. Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie perfekte me të dhe kurrë nuk kam pasur probleme personale apo parash”.

