Ronaldo Junior i bashkohet Al Nassr U13, shpreson se një ditë do të luajë krahë babait të tij
Djali i Cristiano Ronaldos i është bashkuar Al Nassrit U13 dhe qëllimi i tij është të arrijë sa më parë në futbollin profesionist, që të ketë mundësinë të luajë krahë babait të tij.
Djali i madh i yllit ikonik ka nënshkruar një marrëveshje me ekipin e të rinjve të klubit të Riadit, sipas Fabrizio Romano, dhe do të fillojë stërvitjen së bashku me bashkëlojtarët e tij të rinj në ditët e ardhshme.
🚨🟡🔵 Cristiano Ronaldo Jr signs with Al-Nassr U13 team — here we go!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 19, 2023
The agreement has been signed as Cristiano’s son will start training in the next days.
He will wear number 7.
Cristiano once said: “My son tells me: dad, hold on a few more years, I want to play with you!”. pic.twitter.com/uUp25lelRJ
13-vjeçari ka trajnuar në Arabinë Saudite që kur babai i tij kaloi në Al Nassr në janar të këtij viti. Megjithatë, ai tashmë është bërë pjesë e akademisë së skuadrës së Pro Ligës.
I riu do të ndjekë hapat e babait të tij edhe më tej duke veshur fanellën me numër 7 që është bërë pjesë e markës së pesë herë fituesit të Topit të Artë.
I riu madje shpreson se do të luajë përkrah babait të tij, siç tha Ronaldo në vitin 2019: "Ndonjëherë, djali im më thotë: 'Babi, duro edhe disa vite të tjera, dua të luaj me ty'. Por kjo do të jetë e vështirë."

Ronaldo është tashmë 38-vjeç, kështu që mbetet për t'u parë nëse ai do të luajë ende në kohën kur djali i tij mund të bëhet profesionist.
Ronaldo dhe Al Nassr janë sërish në aksion të shtunën, kur do të përballen me Damac në Ligën Pro Saudite.