Ronaldinho humbi kontrollin nga frustrimi kur ylli i TikTok ia futi topin nën këmbë - NACIONALE

Ronaldinho humbi kontrollin nga frustrimi kur ylli i TikTok ia futi topin nën këmbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pamjet e fundit të shfaqura në rrjetet sociale tregojnë Ronaldinhon duke iu futur topi nën këmbë nga ylli i TikTok, Ferjani Safi.

Legjenda e Brazilit dhe Barcelonës njihej për truket ekstravagante dhe mënyrën e veçantë të lojës gjatë kohës së tij si futbollist.

Ai në mënyrë të vazhdueshme do të driblonte kundërshtarët dhe fansat kanë pasur mundësinë të shohin disa prej trukeve më inovativ në botën e futbollit me Ronaldinhon protagonist.

Aq shumë sa që ai njëherë mori duartrokitje në këmbë midis "Bernabeut", në një ndeshje kundër rivalit të përbetuar të Barçës, Real Madridit.

Sidoqoftë, një video së fundmi ka marrë jo më pak se 18.1 milionë shikime në TikTok, ku shihet superylli duke u mposhtur me lojën e tij.

Ferjani Saft, njeriu përgjegjës për punën e pistë, ka bërë emër për vete duke ua futur topin nën këmbë njerëzve në hapësira publike rreth e qark globit, me oficerët e policisë që po ashtu kanë rënë viktimë në të kaluarën.

Dhe kur Ronaldinhos po i bëhej një tur, Safi priti për legjendën t'i afrohej dhe t'ia fuste topin nën këmbë.

Pasi topi iu fut nën këmbë fituesit të "Topit të Artë" më 2005, ai u kthye i shokuar dhe u duk se goditi topin me frustrim.



Jemi të sigurt se nuk ishte asgjë së tepërmi serioze nga Ronaldinho, por ai qartazi nuk ishte njeriu më i lumtur në botë.

Shikoni videon më poshtë.

Ouch! Safi u duk se shtoi ofendimin duke ndërruar emrin në TikTok në "ia futa nën këmbë Ronaldinhos".

Ai ia bëri mbretit dhe tash dëshiron lavdinë, e kuptueshme, kush nuk do ta dëshironte?

Por, Ronaldinho mund të ngushëllohet me faktin se ai përgjithmonë do të mbahet mend si një prej futbollistëve më të mirë që ka shkelur në një fushë futbolli.

Lajme të ngjashme