Ronaldo e McGregor: Top 30 atletët më arrogantë, sipas fansave
Cristiano Ronaldo, Tiger Woods, Conor McGregor, Mike Tyson dhe yje të tjerë të profilit të lartë në botën sportive janë votuar në mesin e atletëve më arrogantë në histori.
Nuk do mend se vetëbesimi është krucial në botën e sportit sepse të besosh në vete mund t'iu dërgojë larg, dhe qartazi ndihmon të manifestojë ëndrrat dhe ambiciet në realitet.
Nuk është koicidencë që ka kaq shumë postime kot në Instagram dhe klishe që pretendojnë të japin dijeni rreth vetëbesimit.
Fansat votojnë në altetët më arrogantë
Dhe derisa nuk jemi këtu për t'i vënë pikëpyetje retorikës, duhet të thuhet diçka për dikë që ka si shumë vetëbesim dhe definitivisht mund të akuzojmë disa atletë që bien në këtë kategori.
Kështu, kur hasëm në listën "Top dhjetë atletët më arrogantë" nga "thetoptens.com", nuk mund të mos ishim kuriozë për kë kanë votuar fansat.
E drejt të themi se zëri i njerëzve ka përfshirë një horizont të gjërë dhe interesant të zgjedhjeve.
Disa personazhe në këtë listë qartazi janë përzgjedhur për arsye pozitive, me heronjtë si Muhammad Ali dhe Tom Brady padyshim që u sollën me arrogancë në kohë të caktuara, por gjeneralisht mbetën modest në zemër.
Më pas, ekziston një spektër zgjedhjesh që varion nga atletët që janë në mënyrë të pakontestueshme pjesë e kësaj listeje falë të kaluarave të tyre dhe të tjerë që, mirë, pa dyshim që kanë grumbulluar vota për shkak të disa polemikave në jetën e tyre personale.
Top 30 atletët më arrogantë ndonjëherë
Sidoqoftë, pa marrë parasysh motivet prapa votave të caktuara, rezultatet janë intriguese, kështu që sigurohuni të shikoni listën e mëposhtme.
30. Kevin Durant (Basketboll)
29. Adrien Broner (Boks)
28. Brock Lesnar (WWE dhe MMA)
27. Jameis Winston (futboll amerikan)
26. Usain Bolt (atletikë)
25. Jim Brown (futboll amerikan)
24. Joey Barton (futboll)
23. Michael Vick (futboll amerikan)
22. Bernard Hopkins (boks)
21. Sidney Crosby (hokej në akull)
20. Alexander Ovechkin (hokej në akull)
19. Tony Romo (futboll amerikan)
18. O.J. Simpson (futboll amerikan)
17. Johnny Manziel (futboll amerikan)
16. Lance Armstrong (çiklizëm)
15. Kobe Bryant (basketboll)
14. Tiger Woods (golf)
13. Conor McGregor (MMA dhe boks)
12. Cam Newton (futboll amerikan)
11. Mike Tyson (boks)
10. Zlatan Ibrahimovic (futboll)
9. Cristiano Ronaldo (futboll)
8. DeSean Jackson (futboll amerikan)
7. Chael Sonnen (MMA)
6. Roy Jones Jr. (boks)
5. Richard Sherman (futboll amerikan)
4. Tom Brady (futboll amerikan)
3. LeBron James (basketboll)
2. Muhammad Ali (boks)
- Floyd Mayweather Jr. (boks)
Rezultate interesante
Derisa janë përfshirë disa emra që na lënë duke kruar kokën dhe duke shikuar larg me habi, janë disa të tjera me të cilat është gati e pamundur të mos pajtohemi.
Mayweather të jep ndjesinë se me meritë kryeson në këtë listë, marrë parasysh faktin se ai e konsideron veten si boksieri më i mirë në histori, përkrah postime në Instagram jashtëzakonisht glamuroze me para e vetura.
Pjesmarrja e Ronaldos nuk është befasuese, edhe pse krejt narrativa e "arrogancës" rreth tij është në mënyrë jo të saktë e potencuar për shkak të postimeve të tij në rrjete sociale pa fanella.
Përveç kësaj, do të ishte fer të thoshim se Ibrahimovic në fakt meriton një vend më lartë se ylli i Manchester United.