“Ronaldo do të luajë deri në moshën 41-vjeçare”, ish ylli i Man Unitedit e mbështet portugezin - NACIONALE

“Ronaldo do të luajë deri në moshën 41-vjeçare”, ish ylli i Man Unitedit e mbështet portugezin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi i Manchester Unitedit Dimitri Barbatov mendon se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë edhe në dy apo tre vitet e ardhshme.

Portugezi po mahnit të gjithë pavarësisht moshës meqenëse vetëm në vitin 2023 ka shënuar 40 gola, që është numër më i lartë se ata që shënuan Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Berbatov beson se Ronaldo do të vazhdojë të luajë edhe për dy apo tre vitet në vijim, derisa të vendosë të pensionohet.

Ronaldo do të ndalet kur do të ndalet. Kur kujdesësh për veten siç ka bërë ai, të kesh skuadrën si ai atëherë shanset për të luajtur futboll më gjatë rriten”.

Në çështjen e Cristinaos, mendoj se mund të vazhdojë të luajë edhe për dy apo tre vite. Njerëzit thonë se po luan në një ligë të ngadaltë, se nuk është e mirë sa Premierliga, por s’ka rëndësi”.

Po e dëshmon që është i fortë sidomos me paraqitjet dhe golat e fundit te Portugalia. Ai e ka ndihmuar Portugalinë për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian dhe një ditë turneu i fundit do të vijë, por të mos e mendojmë këtë”.

Lëreni rehat dhe jam i sigurt se do të na befasojë mjaftueshëm. Në këtë moment, Cristiano është i fortë prandaj duhet ta shijojmë duke luajtur derisa ai të vendos se është mjaftueshëm”.

Thuhet se Ronaldo ka shprehur gatishmëri të luajë te Al Nassr deri në vitin 2027, që nënkupton se ëndërron ta përfaqësojë Portugalinë në Kupën e Botës 2026.

Përndryshe, Ronaldo i dha një sfidë vetes që të shënojë mbi 1 mijë gola para se ta mbyllë karrierën.

Lajme të ngjashme