Roma nis përforcimet, vazhdon huazimet e Diego Llorentes nga Leeds United
Roma ka kompletuar huazimin e qendërmbrojtësit Diego Llorente nga Leeds United deri më 30 qershor 2024.
Skuadra italiane pasi bindi Jose Mourinhon të vazhdojë si trajner ka nisur përforcimet për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin 2023/24.
Me anë të një komunikate zyrtare, Roma njoftoi marrëveshjen me Leeds për vazhdimin e huazimit të Llorentes.
“AS Roma është e lumtur t’iu njoftojë transferimin e Diego Llorentes nga Leeds United në formë huazimi deri më 30 qershor 2024”, shkruhet në komunikatë.
👋 A message from @diego_2llorente 🐺🤳#ASRoma
— AS Roma English (@ASRomaEN) July 8, 2023
pic.twitter.com/YdM8ZYegKE
Ndërkohë, Llorente deklaroi se nuk ka hezituar t’i bashkohet këtij klubi me traditë.
“Jam krenar që do të jem pjesë e familjes Giallorossi. Kur erdhi shansa në janar që të huazohem te Roma, nuk hezitova asnjë sekondë dhe as më pak gjatë kësaj periudhe”.
“E kam ditur gjithmonë se do të bëj gjithçka për të qëndruar, jo vetëm të jem pjesë e këtij klubi historik, por të jem pranë bashkëlojtarëve që të luftojmë bashkë, me tifozët prapa nesh që të kompletojmë synimet që meritojmë”.
Llorente iu bashkua Romës gjatë afatit kalimtar të janarit dhe bëri 12 paraqitje, nëntë në Serie A dhe tre në Ligën e Evropës.