Roma kontakton Chelsean për Romelu Lukakun - NACIONALE

Roma kontakton Chelsean për Romelu Lukakun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Romës Lina Souloukou ka udhëtuar në Londër për t’u takuar me Chelsean për të diskutuar për sulmuesin Romelu Lukaku.

Belgu ka refuzuar rikthimin te Inter dhe ka një marrëveshje në parim me Juventusin, por “Bianconerët” nuk po arrijnë a finalizojnë marrëveshjen shkaku që s’po munden ta shesin Dusan Vlahovicin.

“La Gazzetta dello Sport” dhe “Il Tempo” raporton se Roma po vëzhgon nga afër situatën e 30-vjeçarit, i cili dëshiron të qëndrojë në Evropë dhe jo në Arabinë Saudite.

Raporti shton se Souloukou është në Londër dhe mund të takohet me drejtuesit e Chelseas me shpresën që të arrijnë marrëveshje për ish yllin e Interit.

Sidoqoftë, “TMW” shton se Roma mund ta blejë Lukakun vetëm nëse Chelsea pranon ta huazojë dhe t’ia paguajë një pjesë të pagës, gjë që “Blutë” e refuzuan gjatë negociatave me Juventusin.

Prioritet i Romës mbetet Duvan Zapata, por tani ka raportime se lojtari nuk është i sigurt nëse dëshiron t’i bashkohet “Romakëve” nga Atalanta.

Mourinho në anën tjetër është duke e pritur me ngulm prurjen e një sulmuesi meqenëse ka mbetur vetëm me Belottin pasi Tammy Abraham vazhdon të qëndrojë jashtë fushës shkaku që këputi ligamentin muaj më parë.

Lajme të ngjashme