Pochettino i bindur se Lukaku nuk do të rikthehet te Chelsea - NACIONALE

Pochettino i bindur se Lukaku nuk do të rikthehet te Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino ka bërë me dije se sulmuesi Romelu Lukaku nuk do të rikthehet te Chelsea para se të mbyllet afati veror.

Belgu është duke vazhduar me stërvitje individuale derisa po shtyn të largohet sa më parë nga “Blutë” e Londrës.

Së fundmi, edhe Pochettino ka komentuar situatën e Lukakut duke treguar se lojtari nuk do të rikthehet në “Stamford Bridge”.

Nuk varet vetëm nga njëra palë, dy palët duhet të arrijnë marrëveshjen më të mirë”.

Nuk mund ta shikosh vetëm te një klub, varet nga të dy. Situata është ku është shkaku i dy palëve. Dy palët kanë një marrëveshje”.

Ne u informuam para se të transferonim për situatën e secilit lojtar Pastaj transferuam dhe kishim skuadrën që kishim”.

Është e qartë se asgjë s’ka ndryshuar dhe nëse ka diçka për të informuar, do t’iu informojmë. Nuk ka asgjë nga ne, duhet të fokusohem që skuadra të përformojmë”.

Nuk mund të shpenzojmë energji në një situatë që ishte e qartë para se të arrija te Chelsea”, nënvizoi ai.

Lukaku ende është duke shpresuar për kalimin te Juventus, mirëpo që klubi italian nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha kërkesat e anglezëve.

Lajme të ngjashme