Roma dhe Feyenoord në finale të Ligës së Konferencës, Frankfurt dhe Rangers në atë të Evropës - NACIONALE

Roma dhe Feyenoord në finale të Ligës së Konferencës, Frankfurt dhe Rangers në atë të Evropës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Roma dhe Feyenoord janë kualifikuar në finale të Ligës së Konferencës, derisa Eintracht Frankfurt do përballet me Rangers për trofeun e Ligës së Evropës.

Roma shënoi fitore në derbin ndaj Leicester Cityt, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 2:1 (1:1, 1:0).

Derbi i zhvilluar në "Olimpico" ishte shumë interesant, ku du skuadrat zhvilluan lojë ofensive, por që vendasit festuan kualifikimin tutje.

Ylli i ndeshjes për Romën ishte kush tjetër përpos qendërsulmuesit Tammy Abraham që shënoi me kokë pas 11 minutave, duke përfituar nga harkimi i mrekullueshëm i Lorenzo Pellegrinit.

Tutje ndeshja ishte e baraspeshuar me dy skuadrat që kishin raste, por nuk i finalizuan.

Vlen të ceket se në minutën e 52-të të ndeshjes, tifozët e dy klubeve brohoritën për ish trajnerin e tyre, Claudio Ranieri që ishte i pranishëm në "Stadio Olimpico".

Feyenoord eliminon Marseille dhe i bashkohet Romës në finale

Feyenoord mund të thuhet se befasoi të gjithë duke eliminuar klubin e madh francez, Marseille me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Skuadra holandeze 'preu biletën' për në finale falë ndeshjes së parë, pasi e dyta përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Marseille ishte skuadër shumë më e mirë në të gjitha aspektet duke dominuar nga minuta e parë, por assesi nuk ia dolën të gjejnë rrugën drejtë rrjetës.

Kështu, Roma dhe Feyenoord do takohen në Tiranë më saktësisht në stadiumin "Air Albania" me 25 maj.

Frankfurt fiton derbin ndaj West Ham, avancon në finale

Eintracht Frankfurt ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj West Ham, që të sigurojë kualifikimin për në finale të Ligës së Evropës.

Pasi fituan me rezultat 1:2 si mysafir, skuadra franceze triumfoi në shtëpi (1:0), për të avancuar tutje.

Problemet mes dy skuadrat nisën edhe pa filluar ndeshja, pasi policia arrestoi mbi 30 tifozë pas një përleshje të papritur.

Kjo atmosferë jo e mirë u përcjell edhe në fushë, me "Çekanët" që mbeten me 10 lojtarë në fushë, pasi Cresswell u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi bëri një ndërhyrje të rrezikshme duke qenë lojtari i fundit.

Me një lojtar më pak, Frankfurtit mund të thuhet se iu lehtësua puna, duke gjetur golin vetëm nëntë minuta më vonë, përmes Borre që u asistua nga Knauff (26').

Frankfurt vazhdoi të kishte dominimin e plotë dhe rastet më të mira, por që tregoheshin të kujdesshëm që mos të pranonin assesi gol, gjë që do ta kthente mysafirët sërish në lojë.

Rangers bën sërish befasinë - eliminon RB Leipzigun

Rangers sërish ka bërë befasinë, këtë herë duke eliminuar gjigantin gjerman, RB Leipzig me rezultat të përgjithshëm 3:2 (0:1, 3:1).

Leipzig kishte avantazhin pas ndeshjes të parë të cilën e fitoi me rezultat minimal 1:0, por skuadra skoceze bëri përmbysje në atë kthyese që të siguroi finalen e Ligës së Evropës.

Tavernier hapi serinë e golave duke shënuar pas 19 minutave lojë pas një asistimi të Kent (19').

Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë, Kamara bëri përmbysje në rezultat, duke gëzuar të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

Mysafirët ngushtuan rezultatin përmes Christopher Nkunku, që realizoi gol të bukur pas asistimi të Angelinos (71').

Sidoqoftë, 10 minuta më vonë, Lundstram vulosi fitoren e Rangers (81').

Kështu, Frankfurt dhe Rangers do takohen me 18 maj në finalen e Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme