“Rodri e meriton Topin e Artë”
Mesfushori Rodri e meriton ta fitojë Topin e Artë dhe ka re ka revolucionarizuar mënyrën se si njerëzit shohin mbajtjen e mesfushorëve, kështu së paku ka deklaruar ish futbollisti Lucas Leiva.
Rodri kaloi një tjetër sezon mahnitës, duke ndihmuar Man Cityn ta fitojë titullin e Premierligës sërish, ndërsa ishte lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kësisoj, ish mesfushori i Liverpoolit pret që Rodri të mposhtë dyshen e Real Madridit Vinicius Junior e Jude Bellingham për trofeun e Topit të Artë.
“Një mesfushor, më saktësisht mbajtës nuk është pozitë që njerëzit e shohin shumë, por është rol shumë i rëndësishëm për skuadrën”.
“Është pozita që të jep bilancin. I lejon lojtarët të shkojnë përpara, por gjithashtu duhet të mbrohesh. Nis gjithçka nga ai rol”.
“Pra, Busquets atëherë e tani Rodri, që po luan rol të rëndësishëm me Cityn dhe Spanjën. Mund ta shohim këtë në Evropian”.
“Sigurisht, Rodri është një ndër favoritët për ta fituar Topin e Artë, por do të thosha se edhe ata dy, Bellingham dhe Vinicius. Këta tre do të luftojnë për Topin e Artë, prandaj të presim e shohim”.
“Rodri e meriton, por edhe Bellingham e Vinicius gjithashtu për atë që kanë bërë me Real Madridin dhe kombëtaret e tyre, sidomos Bellingham që mbërriti në finale”.
“Jam i lumtur që shoh një mesfushor mbajtës në listë sepse është pozitë që njerëzit nuk e shohin shumë. Tani ka nisur të vlerësohet”.