Robinho do të vuajë nëntë vite dënim në Brazil për përdhunimin e shqiptares - NACIONALE

Robinho do të vuajë nëntë vite dënim në Brazil për përdhunimin e shqiptares

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi i Manchester Cityt Robinho do të vuajë nëntë vite burg në Brazil pas dënimit për përdhunimin e një gruaje shqiptare në vitin 2017, kështu ka vendosur gjykata e lartë braziliane.

Robinho u shpall fajtor, ku me pesë persona të tjerë seksualisht sulmuan një grua në Milan në një klub nate në vitin 2013.

Ish-reprezentuesi brazilian u dënua me nëntë vjet burg dhe ka humbur dy apele për të rrëzuar dënimin e tij, por vazhdon të mohojë çdo keqbërje.

Megjithatë, deri më tani ka pasur gjithmonë probabilitet që 40-vjeçari, i cili ka luajtur edhe për Real Madridin dhe AC Milan, të mos e vuante dënimin pasi ndodhet në Brazil dhe vendi nuk ekstradon qytetarët e tij.

Por të mërkurën, gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë të Brazilit votuan 9-2 për të vërtetuar dënimin dhe tani lojtari do të vuajë dënimin në atdheun e tij.

Gjykatësi i parë që votoi, Francisco Falco, tha: “Nuk ka asnjë pengesë për të vërtetuar ekzekutimin e dënimit. Kjo është konfirmuar nga një gjykatë në Milano, e cila është autoriteti kompetent në këtë rast”.

“Dënimi është përfundimtar. I pandehuri nuk u gjykua në mungesë në Itali, ai kishte përfaqësim”.

Robinho mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Brazilit dhe avokatët e tij kanë sugjeruar që ai do të kërkojë ta bëjë këtë.

Robinho u bë lojtari më i shtrenjtë në futbollin britanik kur u transferua nga Reali te City i sapo pasuruar për 32.5 milionë funte në vitin 2008.

Lajme të ngjashme