Roberto Mancini s’është më përzgjedhës i Arabisë Saudite
Pas rezultateve negative, trajneri Roberto Mancini është larguar nga pozita e përzgjedhësit të Arabisë Saudite.
Mancini befasoi të gjithë kur e la kombëtaren e Italisë për të drejtuar Arabinë Saudite, por që kjo aventurë ka zgjatur pak.
Federata e Arabisë Saudite ka njoftuar të enjten se Mancini më nuk është trajneri i tyre, ngase kanë arritur marrëveshje për ta ndërprerë bashkëpunimin.
Mancini kishte probleme edhe me tifozët arabë në ndeshjen e fundit, ku u publikuan disa pamje ku iu drejtohej me fjalët “Ik pir***”.
🚨🇸🇦 It’s over between Saudi national team and Roberto Mancini.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 24, 2024
Agreement teached today on a mutual understanding to end the contract.
Saudi Federation, already working on new head coach. pic.twitter.com/xxvvyRcLfY
Edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2027, Mancini largohet nga Arabia Saudite pas 18 paraqitjeve, ku regjistroi shtatë fitore, pesë barazime si dhe gjashtë humbje.