RMC Sport: PSG ka kontaktuar Mikel Artetan - NACIONALE

RMC Sport: PSG ka kontaktuar Mikel Artetan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka diskutuar me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta rreth mundësisë që ta marrë drejtimin e klubit për edicionin tjetër.

Arteta fitoi vëmendjen e të gjithëve pasi ndihmoi Arsenalin të përfundojë si nënkampion në Premierligë, duke garuar deri në xhirot e fundit me Manchester Cityn.

Tekniku spanjolli nënshkroi kontratë që do ta mbajë në “Emirates” deri në vitin 2024, sidoqoftë, drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos e ka kontaktuar teknikun spanjoll.

Mediumi francez raporton se Campos e ka menduar Arteten si pasuesi i Christophe Galtier, por ka shumë pesimizëm se një marrëveshje e tillë mund të arrihet meqenëse 41-vjeçari është i lumtur te Arsenali.

Arteta është i etur të garojë me “Topçinjtë” në Ligën e Kampionëve pasi ktheu ish klubin në këtë kompeticion pas gjashtë viteve.

PSG vazhdon ta kërkojë pasuesin e Galtier me Julian Naglesmann që deri vonë ishte favoriti mirëpo një marrëveshje e tillë më pas dështoi.

Mirëpo ka raportime se PSG-ja mund t’ia besojë pozitën e trajnerit Sergio Conceicaos që ndodhet te Porto, ngase ka negociata mes tij dhe klubit.

Canceicao përfaqësohet nga Jorge Mendes që ndodhet në Francë për ta kryer marrëveshjen brenda javës.

Tekniku portugez e njeh mjaftë mirë Ligue 1 meqenëse në të kaluarën ka drejtuar Nantes. Sidoqoftë që të jetë i lirë për këtë punë, PSG do të detyrohet ta paguajë klauzolën e lirimit në vlerën e 15.3 milionë funteve.

Lajme të ngjashme