Rivali i Al Nassr, Al Hilal përgatit ofertën 300 milionëshe në vit për Leo Messin
Pas arritjes së Cristiano Ronaldos te Al Nassr, rivali lokal i tyre Al Hilal është duke përgatitur një ofertë të "çmendur" për transferimin e Lionel Messit.
Portugezi kaloi te Al Nassr duke nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ku do të përfitojë rreth 200 milionë euro në vit përfshirë marrëveshjet e sponsorizimit.
Sidoqoftë, tani raportohet se edhe Messi mund të kalojë në Arabi, atë te rivali i Al Nasr, Al Hilal.
Sipas Mundo Deportivo, Al Hilal është duke përgatitur ofertën e çmendur për argjentinasin, që do të vlejë hiq më pak se 300 milionë euro për vit.
Fakti që Messi tashmë ka lidhje të shkëlqyeshme me Arabinë Saudite, mund ta ndihmojë Al Hilalin ta bind shtatë herë fituesin e Topit të Artë të konsiderojë ofertën.
Raporti shton se edhe shteti saudit është i gatshëm t'i ndihmojë Al Hilalit financiarisht në mënyrë që të kompletojnë transferimin e Messit.
Shteti saudit beson se duke pasur dy më të mirët e të gjitha kohërave do të ndihmonin në avancimin e ligave arabe.
Ronaldo mund të bëjë debutimin si kundërshtar i PSG-së së Lionel Messit, të cilët do të udhëtojnë për të zhvilluar një miqësore me lojtarët më të mirë të Al Nassr dhe Al Hilal.
Trajneri Rudi Garcia ka deklaruar se Ronaldo do të debutojë me 22 janar, kur ata do të përballen me Al Rttifaq në ligën profesionale saudite.