Rio Ferdinand këshillon Man United ta transferojë Kovacicin para Cityt - NACIONALE

Rio Ferdinand këshillon Man United ta transferojë Kovacicin para Cityt

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka këshilluar klubin ta konsiderojë mundësinë e transferimit të mesfushorit Mateo Kovacic këtë verë.

“Djajtë e Kuq” e ka bërë prioritet përforcimin në sulm, por ndodhen në negociata të avancuara me Mason Mount, pasi marrëveshja personale veçse është arritur për anglezin.

Sidoqoftë, Ferdinand ka këshilluar Man Unitedin të nënshkruajë me Kovacicin para Man Cityt duke thënë se ylli i Chelseas do të ishte alternativa e duhur për Frenkie de Jong që refuzoi kalimin në “Old Trafford” vitin e kaluar.

“De Jong? Jo, ky person nuk vjen. Nuk ka treguar ndonjë veprim që mund të largohet. Është shumë e vështirë, të ecim tutje”.

Mendoj se Kovacic ka edhe një vit të mbetur, e pëlqej – mënyra si e lëviz topin, është ndryshe nga këta që kemi”.

Mason Mount shihet si opsion interesant sepse shënon gola dhe jep asistime. Mendoj se nëse është në market, secila nga top gjashtë e Premierligës do të ishte e interesuar për Mountin”, deklaroi ai.

Përndryshe, Kovacic është afër transferimit te Man City në një marrëveshje 35 milionëshe funtesh. Marrëveshja personale është afër të arrihet kurse gjithçka mund të finalizohet brenda javëve të ardhshme.

Chelsea është i hapur ta shes kroatin pasi ka vendosur ta rindërtojë mesfushën, duke i dhënë ‘dritën e gjelbër’ edhe Mountit.

Lajme të ngjashme