Rikthehet Saka, formacionet zyrtare Arsenal – Liverpool
Arsenali është nikoqir i Liverpoolit në kuadër të derbit të kësaj xhiro në Premierligë.
“Topçinjtë” dhe “Reds” janë duke luftuar për titullin kampion, andaj secila nga klubet angleze ka për synim vetëm pikët e plota.
Trajneri Mikel Arteta i ka startuar të dy yjet Bukayo Saka e Jurrien Timber që i kanë lëndimet pas, derisa te Liverpooli titullar në vendin e Diogo Jotas është Darwin Nunez.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Raya; Partey, White, Gabriel, Timber; Rice, Merino, Trossard; Saka, Martinelli, Havertz
Liverpool: Kelleher; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, MacAllister, Jones; Salah, Diaz, Nunez.
Përndryshe, përballja do të nis me fillim nga ora 17:30.