Rikthehet Liga e Kampionëve: Kush janë favoritët? - NACIONALE

Rikthehet Liga e Kampionëve: Kush janë favoritët?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni në fuqi Real Madridi do ta nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve në Glasgou sonte kur të fillojë fazë e grupeve e këtij edicioni të garës.

Reali i ka fituar pesë prej nëntë sezoneve të fundit dhe, nën udhëheqjen e Carlo Ancelottit, përsëri shihet si ndër favoritët për të triumfuar.

Pasi e mposhti Liverpoolin në Parkun e Princave në maj, Ancelotti do ta kërkojë titullin e pestë të kampionit të Evropës si trajner.

Reali do të përballet me kampionin e Skocisë Celtic në ndeshjen hapëse të Grupit F, ndërsa në të njëjtën natë Paris Saint-Germaini përballet me Juventusin në atë që shihet si ndeshja kryesore e mbrëmjes.

Edhe Manchester City, njëlloj si PSG-ja, do ta nisë sonte një tjetër fushatë evropiane në kërkim të trofeut më të madh dhe nën presionin për ta arritur këtë.

Kampioni i Anglisë, i udhëhequr nga Pep Guardiola që po ashtu është në kërkim të titullit të parë evropiane jashtë Barcelonës, do të takohet me Sevillën, një test i mirë për të parë se ku ndodhet qysh në fillim.

Në përgjithësi, sonte do të zhvillohen tetë përballje të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Dy përballje, Dinamo Zagreb vs Chelsea dhe Dortmund vs Copenhagen, do ta hapin edicionin e ri të garës në orën 18:45.

Ndërsa gjashtë përballjet e tjera do të zhvillohen në orën 21:00, përfshirë PSG vs Juventus dhe Sevilla vs Manchester City.

Kush janë favoritët?

Sipas agjencisë të së dhënave, Nielsen Gracenote, Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sipas indeksit të Gracenote, Real Madridi ka shanse 21% për ta fituar trofeun në maj.

Manchester City (20%), Liverpool (19%) dhe Bayern Munich (10%) janë favoritët e tjerë.

Lajme të ngjashme