Rice thotë se kaloi te Arsenali për shkak të Mikel Artetas
Mbrojtësi Declan Rice ka zbuluar se trajneri Mikel Arteta ka pasur një rol të rëndësishëm në vendimin e tij që t’i bashkohej Arsenalit para Man Cityt.
“Topçinjtë” e fituan garën për shërbimet e anglezit duke e blerë nga West Ham në një marrëveshje 105 milionë funtesh.
Anglezi e ka pranuar se dëshira për të punuar nën urdhrat e Artetas kishte rol kyç në vendimin e tij për t’iu bashkuar londinezëve.
“Çfarë të bindi? Mund të them se trajneri Mikel. Në momentin që e njoftova e dija se ishte i duhuri për të më ndihmuar të bëj hapin e radhës të karrierës”.
“Mënyra si fliste, energjia, mënyra si e sheh lojën, si dëshiron të luajë futboll dhe e pamë Arsenalin si luante para dy viteve, pra doja të luaja në një skuadër të tillë”.
“Deri më tani vendimi është paguar. Ndihem vërtetë si në shtëpi. E dija që Arsenali do të ishte klub nga momenti kur hyra brenda”.
I pyetur nëse është përmirësuar sado pak që kur u largua, Rice shtoi: “Në kohën e fundit të largimit nga West Ham, lojtarët ishin të pabesueshëm”.
“Kishim kualitet shumë të mirë në skuadër. Verën e kaluar transferuam Scamacca, Paqueta, stërvitja shkoi në nivel tjetër sapo erdhën”.
“Por sigurisht, te Arsenali duke parë sezonin e kaluar, individualët që kishin, ndoshta më së shumti lojtarë në kombëtare mund të them se diferenca është shumë më e avancuar, më shumë për të sulmuar se të ulemi mbrapa dhe të kundërsulmojmë, është më shumë për të fituar topat në fushë dhe të jemi agresivë në fushë”.
Arsenal ka nisur shkëlqyeshëm sezonin ku kanë arkëtuar 10 pikë nga 12 të mundshme në katër xhirot e para.