Rice shpjegon arsyen pse zgjodhi Arsenalin para Man Cityt - NACIONALE

Rice shpjegon arsyen pse zgjodhi Arsenalin para Man Cityt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Declan Rice thotë se kalimi te Arsenal iu duk më emocionues para Manchester Cityt, me dy skuadrat që po luftojnë për titullin e Premierligës.

Arsenal dhe Man City “luftuan” verës për të siguruar shërbimet e anglezit, por ishin “Topçinjtë” që dolën fitues në një marrëveshje mbi 100 milionë funte.

Rice megjithatë është i lumtur për vendimin e bërë, ndërsa deklaroi se Arsenalin e pa si projekt më emocionues.

“Projekti u dok si më emociones prandaj edhe zgjodha të vija te Arsenali sepse besoj që jemi në gjëra shumë të mëdha këtu”.

Ndër të tjera, anglezi shtoi se i pëlqen përballjet me Rodrin – të cilin e vlerësoi si lojtari më i mirë në botë në atë pozicion.

“Është mirë, e shijoj. Jemi lojtarë të ndryshëm, kështu ndihem. Rodri ka lindur në Spanjë, ka qenë gjithmonë numër 6 natyral”.

“Mund ta shihni mënyrën si luan nën urdhrat e Guardiolas që një kohë të gjatë. Është më i strukturuar se unë”.

“Sigurisht këtë sezon kam qenë më i strukturuar, Por për sa i përket mënyrës se si luaj, më pëlqen të jem pak më shumë i lirë.

“Ka gjëra të ndryshme për të cilat ne plotësojmë njëri-tjetrin – por pa dyshim, ai është më i miri në botë”.

Arsenal s’e ka fituar Premerligën që nga viti 2004 por tani është që dy vite radhazi për të luftuar nën urdhrat e Artetas.

Lajme të ngjashme